Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 10 26
2 KU 10 19
3 FL 10 17
4 KA 10 16
5 LA 10 14
6 PA 10 11
7 TE 10 11
8 LU 10 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4045
mod_vvisit_counterDje5467
mod_vvisit_counterKete jave4045
mod_vvisit_counterTe gjitha5886340

Canaj: Barazimi s'më kënaq. Do kërkojmë fitoren ndaj Partizanit

Shtyp pdf

"Më mirë një fitore sesa dy barazime, prandaj ndaj Partizanit skuadra jonë nuk do të jetë e kënaqur me barazimin por do të tentojë më shumë". Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i Vllaznisë Agim Canaj mesditën e sotme pasi kishte përfunduar seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen e rradhës me Skënderbeun. Logjika e tij është e thjeshtë dhe shumë e drejtë. Ai e arsyeton edhe më poshtë atë se çfarë kishte në mendje. "Ne do na kënaqte çdo pikë në këtë ndeshje. Luajmë jashtë fushës sonë dhe ndaj një kundërshtari me shumë emër dhe që për momentin është pak më mirë se ne në renditje. Në kushte të tilla, mbase duhej të kënaqeshim edhe me një barazim por unë kërkoj gjithmonë fitoren. Duhet ta kërkojmë atë nga minuta e parë prandaj dhe nuk i kam udhëzuar asnjëherë futbollistët e mi për të luajtur në mbrojtje për të kërkuar një barazim"- ka thënë tekniku i kuqebluve. Nga ana tjetër, tek Vllaznia ka një problem të madh në mbrojtje sepse përveç Rajoviç të dëmtuar, do të mungojë për shkak kartonash edhe kapiteni Beqiri. I pyetur në lidhje me problemet që i janë shfaqur për zëvendësimin e këtyre futbollistëve, trajneri Canaj është përgjigjur: "Kemi probleme dhe jo të vogla në mbrojtje megjithatë jemi përpjekur të ndërtojmë një mënyrë loje me të cilën të mos ndëshkohemi. Unë e kam në mendje se kë do aktivizoj në këtë repart për të zëvendësuar futbollistët që do mungojnë, por nga ana tjetër kam gati edhe plane të reja për të mos u gjendur të papërgatitur në rast se gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet. Por ajo që më tremb, ka të bëjë me gjykimet. Edhe në ndeshjen e fundit me Kastiotin, na u mohua një 11-metërsh mëse i pastër dhe shpresoj që gjërat të mos vazhdojnë të jenë kështu në çdo ndeshje".
Ekipi i Vllaznisë është nisur sot pasdite në orën 16.00 drejt Durrësit ku do të kalojë natën në hotel "Leonardo" dhe do qëndrojë aty deri rreth orës 15.00 të ditës së shtunë kur do të marrë rrugën për në Tiranë, për të luajtur ndeshjen me Partizanin, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 9-të të Superligës.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al