Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 10 26
2 KU 10 19
3 FL 10 17
4 KA 10 16
5 LA 10 14
6 PA 10 11
7 TE 10 11
8 LU 10 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4068
mod_vvisit_counterDje5467
mod_vvisit_counterKete jave4068
mod_vvisit_counterTe gjitha5886363

Portieri Vujadinoviç: Merita për fitoren, e të gjithë ekipit

Shtyp pdf

Miroslav Vujadinoviç, portieri i Vllaznisë, ka qenë heroi i takimit me Partizanin, pasi me pritjet e tij spektakolare ka treguar se është një nga pikat më të forta të shkodranëve. Me të vërtetë që Ndriçim Shtubina ka qenë autori i golit të tri pikëve për kuqeblutë, por Vujadinoviç me ndërhyrjet e tij bëri që Vllaznia ta mbronte rezultatin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Në një bisedë për gazeten, heroi i këtij takimi, Vujadinoviç, ka pohuar se merita e fitores u takon të gjithëve pa përjashtim. Sipas tij, ka qenë e gjithë skuadra që ka dhënë shpirtin për të arritur te suksesi. “Mendoj se merita është e të gjithë ekipit për këtë fitore të arritur ndaj ‘demave të kuq’. Nuk kanë se çfarë të bëjnë një apo dy lojtarë në një takim të tillë, por ne fituam se treguam se ishim një skuadër me një shpirt të lartë gare. Jam shumë i gëzuar, pasi e kemi kaluar me sukses këtë duel, që ka qenë nga më të vështirat në transfertë për ne. Ka qenë një trepikësh me shumë vlera”, – ka thënë fillimisht portieri.
Vazhdimësia - Pak kush në startin e këtij sezoni mund ta kishte menduar se, dy javë para mbylljes së fazës së parë, ta shikonte Vllazninë në vendin e tretë në klasifikim, vetëm 3 pikë larg të parit. Megjithatë, kjo situatë duket se nuk i bën aspak euforikë lojtarët kuqeblu, të cilët vazhdojnë të jenë me “këmbë në tokë”. Vllaznia e tanishme, ashtu siç pohon dhe portieri Vujadinoviç, është me objektiva afatshkurtra. “Duhet që objektivat t’i shikojmë takim pas takimi. Ne duhet të mendojmë vetëm për përballjen e radhës. Kur të kalojmë me sukses atë, pastaj do të shikojmë të tjerat deri në fund të sezonit. Mendoj se Vllaznia meriton të jetë në ekipet elitare, por gjithçka do vijë me kalimin e kohës. Më mirë pak fjalë e shumë punë, duke koleksionuar kështu vetëm rezultate pozitive”, – ka shtuar “gardiani” kuqeblu.
Bylisi - Takimi i radhës për Vllazninë është ai me Bylisin, një sfidë ku pa dyshim do kërkohet vijimi me rezultatet pozitive. Për malazezin e portës shkodrane, ky takim ashtu siç çdo përballje tjetër në Shkodër duhet të kalohet me sukses. “Pa mbaruar ende gëzimin e fitores me Partizanin, kemi filluar të mendojmë për takimin e radhës, që do ta zhvillojmë ndaj ballshiotëve. Nuk ka ndeshje të lehta, për më tepër që në këtë të radhës do të na mungojnë tifozët tanë. Megjithatë, si në çdo përballje në fushën tonë objektivi i vetëm mbetet të marrim 3 pikët. Shpresoj dhe besoj se do dimë që të bëjmë më të mirën edhe në këtë takim, në mënyrë që të ruajmë vazhdimësinë”, – ka përfunduar portieri.
Admir URUÇI

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al