Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 21 49
2 FL 21 36
3 KU 21 35
4 KA 21 32
5 LA 21 30
6 LU 21 28
7 PA 21 28
8 VL 21 22
9 TE 21 18
10 LU 21 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot251
mod_vvisit_counterDje8696
mod_vvisit_counterKete jave8947
mod_vvisit_counterTe gjitha6604703

Vllaznia paguan gjobën. Ndaj Bylisit të dielen, luhet me tifozë

Shtyp pdf

Fitorja ndaj Partizanit të shtunën që kaloi, e ka rritur atmosferën në kampin shkodran. Jo vetëm skuadra dhe drejtuesit e saj duken të kënaqur me këtë ecuri, por edhe tifozët e shumtë kuqeblu. Pikërisht për ta bërë edhe më të bukur këtë atmosferë në mbështetje të Vllaznisë, drejtuesit e lartë të klubit dhe konkretisht presidenti Lorenc Luka ka vendosur që të marrë përsipër pagesën e gjobës së parashikuar nga rregullorja e FSHF-së në mënyrë që Vllaznisë t'i hiqet dënimi i mungesës së tifozëve edhe për ndeshjen e rradhës me Bylisin. Siç dihet, Komisioni i Disiplinës e ka dënuar skuadrën shkodrane për të luajtur dy ndeshje pa tifozë për shkak të incidenteve të ndodhura në takimin me Skënderbeun. Njëra ndeshje u bë pa tifozë, ajo me Kastriotin dhe e dyta- e fundit, është ajo e së dielës me Bylisin. Sipas rregullores së vetë Federatës, kur mbaron gjysma e dënimit, pjesën e mbetur klubi mund ta kompesojë duke paguar vlerën e faturës financiare që parashikohet në këtë rast. Dhe ndonëse kjo vlerë është e konsiderueshme, 5 milionë lekë të vjetra, kryebashkiaku Lorenc Luka ka marrë përsipër në emër të klubit shkodran për ta paguar atë, vetëm e vetëm që tifozët të kthehen sërish në stadium dhe ta mbështesin Vllazninë për arritjen e fitores së rradhës.Me t'u marrë ky vendim, është kontaktuar me drejtuesit e FSHF-së që kanë qenë dakord dhe për rrjedhojë është vendosur që ndeshja Vllaznia- Bylis, e planifikuar për të dielën në orën 14.00, do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" me tifozë. Ky besojmë se është një lajm i mirë
jo vetëm për skuadrën e cila do të ketë një mbështetje më të madhe, por edhe për vetë tifozët të cilët nuk mund të rrinë dot larg skuadrës së tyre të zemrës.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al