Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot737
mod_vvisit_counterDje9838
mod_vvisit_counterKete jave48232
mod_vvisit_counterTe gjitha7763361

Akademia Vllaznia të dielën ndeshjet e ardhshme me ekipet e Apolonisë

Shtyp pdf

Ekipet e Akademisë Vllaznia do të kërkojnë fitoren edhe në ndeshjet e rradhës, ato të kësaj jave që do të zhvillohen ditën e dielë në Shkodër përballë ekipeve të Apolonisë. Nëse 19 vjeçarët janë në vendin e parë në renditje aktualisht, këtë gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe 17 vjeçarët të cilët pas javës së 10-të të kampionatit, mbajnë vendin e dytë. Ecuria e këtij ekipi në fakt ka qenë shumë e mirë në ndeshjet e fundit. Pas një nisje jo të mirë në fillim, skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Noga e ka përmirësuar ndjeshëm paraqitjen e vet teksa ndodhet vetëm dy pikë larg Shkëndisë së Tiranës që kryeson renditjen. Tek kjo skuadër po spikasin me lojën e tyre futbollistët e repartit të sulmit Vecaj e Hebaj që kanë shënuar secili nga 6 gola por nuk qëndrojnë pas edhe lojtarët e repartit të mesfushës si Rajçeviq e Dema , pa lënë mënjanë edhe mbrojtësit Balaj, Fangaj e të tjerë. Ky ekip, të dielën në orën 10.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” do kërkojë patjetër fitoren me Apoloninë për të ruajtur pozicionin aktual në renditje pikërisht përpara sfidës së javës të ardhshme me kryesuesit e Shkëndisë. Fitoren do të kërkojnë edhe 19 vjeçarët e Vllaznisë po ndaj Apolonisë të dielën në orën 12.00. ky ekip I drejtuar nga trajneri Luan Zmijani, kryeson kampionatin dhe në 10 javë kampionat nuk e ka provuar ende shijen e humbjes. Kjo tregon se është një ekip vërtetë për t’u marrë si shembull dhe jo vetëm për rezultatet e arritura por edhe për punën që bëhet dhe elementin që ka në përbërje të tij si sulmuesin Kabuni që ka shënuar 11 gola, Kalajën, Dycën, Çinarin, Krymin, Pjeshkën, Gurishtën etj.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al