Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot14085
mod_vvisit_counterDje10810
mod_vvisit_counterKete jave71762
mod_vvisit_counterTe gjitha8412022

Vllaznia U-17 fiton 3-0 ndaj Apolonisë ndërsa Vllaznia U-19 fiton 7-3

Shtyp pdf

Ekipet e Akademisë Vllaznia vazhdojnë serinë e fitoreve. Ato kanë triumfuar sot ndaj ekipeve të Apolonisë në ndeshjet e luajtura në fushën sportive "Reshit Rusi". 17 vjeçarët kanë fituar 3-0 dhe vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në renditje ndërsa 19 vjeçarët kanë fituar 7-3 duke qenë sërish të parët.

Ndeshja e 17 vjeçarëve

Vllaznia ka arritur një tjetër fitore duke ruajtur ecurinë positive të ndeshjeve të fundit. Ditën e djeshme kuqeblutë kanë fituar 3-0 ndaj Apolonisë. Trajneri Noga duke qenë se skuadra e tij ndeshej me një skuadër relativisht të lehtë, kishte lënë në stol 5-6 titullarë megjithatë kjo nuk ka ndikuar në lojë sepse ajo është dominuar nga vendasit të cilët kanë shënuar tre gola duke fituar kësisoj 3-0 dhe të mbajnë vendin e dytë në renditje edhe pas kësaj jave. Autorë të golave në këtë ndeshje kanë qenë Kaçubela në pjesën e parë ndërkohë që në pjesën e dytë kanë shënuar Rajçeviq dhe Vecaj.

U-17

Vllaznia- Apolonia 3-0
Vllaznia: Vjerdha, Zogaj (Dema 78’), Fangaj, Kukaj, Bruçi, Kaçubela, Rajçeviq (Puka 55’), Hoti, Alla (Blinishta 73’), Vecaj (Pusi 69’), Hyseni . Tr: A. Noga
Apolonia: Balo, Velo, Çelaj, Haxhiraj, Turtulli (Gashi 55’), Lizaj, Mehmeti, Mehmetaj (Troka 61’), Sulaj, Zeqo, Hena. Tr: O. Çuko
Shënues: Kaçubela 25’, Rajçeviq 48’, Vecaj 67’
Gjyqtarë: I. Metani, B. Grepi, S. Guzja (Durrës)

Ndeshja e 19 vjeçarëve

Vllaznia ka mposhtur thellësisht 7-3 ekipin e Tiranës. Një fitore e cila është zgjidhur që në pjesën e parë të takimit. Nuk kanë qenë të pakët por plot gjashtë gola të shënuar kundrejtë një të miqve në këtë pjesë.  Serinë e golave e ka hapur mesfushori Çinari që ka shënuar me kokë që në minutën e parë të këtij takimi. Pas këtij goli do vinin njëri pas tjetrit edhe golat e tjerë. Në pjesë e dytë janë miqt që shënojnë dy herë me anë të Hyskos ku njëri prej dy golave të shënuar me 11 metërsh. Mirpo për thellimin e rezultatit mendon Çokaj që shënon edhe golin e shtatë për skuadrën e tij. me këtë fitore ekipi shkodanë që drejtohet nga tekniku Luan Zmijani vazhdon të jetë në vendin e parë të renditjes.
U-19
Vllaznia- Apolonia 7-3
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Hakaj, Beci, Qallekaj, Kapaklija, Dyca, Krymi, Çinari, Hasani, Kalaja. Tr: L. Zmijani. U aktivizuan: (Pjeshka, Çokaj,Borshi, Lopçi, Hoxha, Medja)
Apolonia: Harizaj, Lakaj, Sadiku, Çaushaj, Katuçi, Goci, Fili, Hyskaj, Majaci, Braga, Gazheli.  
Shënues: Çinari 1’,28’,  Dyca 7’, Kalaja 22’, 40’, Hasani 33’, Çokaj 77’ /Fili 43’, Hysko 62’, 73’ (11m)
Gjyqtarë: B. Qato, B. Grepi, S.Guzja (Durrës)

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al