Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot14316
mod_vvisit_counterDje10810
mod_vvisit_counterKete jave71993
mod_vvisit_counterTe gjitha8412253

Vllaznia e minifutbollit mundet 3-4 nga Edro Vlora

Shtyp pdf

Pas humbjes javën e kaluar në Durrës ndaj Teutës me rezultatin 2-1, një tjetër humbje është regjistruar për ekipin e Vllaznisë në minifutboll. Ajo është mundur nga ekipi Edro Vlora me rezultatin 4-3 në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ka qenë një ndeshje e fortë e cila ka dhuruar emocione tek të pranishmit. Të parët kanë kaluar në avantazh vlonjtatët por Mandi ka barazuar për ekipin shkodran dhe pjesa e parë kësisoj do të mbyllej në barazim 1-1. Në të dytën ka patur më shumë gola dhe më shumë raste për të dy ekipet. Vllaznia ka tentuar fitoren por është gjendur përballë një kundërshtari shumë të fortë. Për rrjedhojë, pavarësisht se kuqeblutë kanë shënuar edhe dy gola në këtë pjesë me anë të…. Dhe …… ata nuk kanë mundur dot të fitojnë sepse Edro Vlora, ka shënuar tre gola dhe e ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 4-3. Pavarësisht humbjes duhet theksuar se Vllaznia ka patur përballë një nga ekipet më të mira të vendit dhe disa herë kampion në këtë lloj futbolli. Me humbjen e djeshme, ekipi shkodran i ka ndërlikuar jo pak pozitat e tij teksa tashmë ndodhet jashtë katër vendeve të para që do ta çonin atë në fazën e plej-ofit. Megjithatë në ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit me siguri që futbollistët dhe stafi drejtues do të bëjnë çmos për ta arritur këtë objektiv.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al