Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1422
mod_vvisit_counterDje5139
mod_vvisit_counterKete jave40978
mod_vvisit_counterTe gjitha5741928

Vllaznia analizon Flamurtarin. Konstatohen gabime të pafalshme

Shtyp pdf

Skuadra e Vllaznisë paraditen e djeshme ka zhvilluar një tjetër analizë për ndeshjen e humbur në javën e parë të kampionatit. Ndryshe nga analiza e bërë pak ditë më parë, dje ka qenë rradha e analizës me pamje filmike. Trajneri Canaj është ndalur gjatë tek ky takim dhe gabimet e bëra nga futbollistët e tij. Konkluzioni përfundimtar ka qenë se në këtë ndeshje janë bërë gabime të pafalshme dhe plotësisht të korigjueshme. Ajo çfarë duhet tani patjetër që është riparimi I tyre në mënyrë që në ndeshjen e rradhës, skuadra të paraqitet krejt ndryshe. Kur ka analizë, sigurisht që ka edhe konkluzione të asaj çfarë diskutohet. Kështu ka ndodhur edhe pas analizës me pamje filmike të ndeshjes me Flamurtarin. Trajneri Canaj ka shpjeguar edhe disa arsyet e dala nga kjo analizë të cilat kanë çuar në humbjen e ndeshjes. Sipas tij, repartet kanë qenë shumë larg njëri- tjetrit. Lojtarët e qendrës së mesfushës nuk kanë markuar ashtu siç duhet ndërsa lojtarët e krahëve nuk kanë shtyrë më përpara për të krijuar rrezikshmëri në zonën kundërshtare. Këto dhe disa gjëra tjera të konstatuara, sigurisht që duhet punuar për t’I korigjuar në ndeshjet e ardhshme duke filluar nga ajo e rradhës me Kukësin në transfertë. Në këtë mënyrë me ditën e djeshme, Vllaznia I ka dhënë fund analizave të ndeshjes së parë.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al