Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot499
mod_vvisit_counterDje5138
mod_vvisit_counterKete jave12759
mod_vvisit_counterTe gjitha5427553

Vllaznia fiton 1-0 në miqësoren me Teutën të luajtur në Durrës

Shtyp pdf

Miqesorja e luajtur pasditen e se shtunes ne Durres me Teuten, eshte fituar nga Vllaznia me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga mesfushori Tafili në pjesën e dytë. Nga ajo çfarë është parë në këtë takim, trajneri Canaj ka vendosur të ndryshojë. Por interesant është fakti se janë konstatuar disa ndryshime krejt tjera nga sa mendohej. Kështu në portë edhe dje ka luajtur Vujadinoviç. Në krahun e djathtë të mbrojtjes ka luajtur Beqiri përsëri ndërsa në qendër ka qenë Rajoviç. Përkrah tij këtë herë nuk ka qenë Sykaj por Semina. Në të majtë ka luajtur lojtari me përvojë Belisha. Sa I takon mbrojësit Sykaj, ai këtë herë është aktivizuar në mesfushë në rolin e shkatërruesit. Para tij ka qenë Tafili I spostuar paksa djathtas ndërsa në të majtë ka luajtur Dema. Para tyre ka qenë dyshja Shtubina- Hajdari ndërsa në sulm këtë herë ka luajtur kroati Bushiç. Në fakt ka qenë gjëja ndoshta më interesante në këtë miqësore, shikimi I formës së këtij të fundit. Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ai nuk është paraqitur aspak mirë në seancat stërvitore që ka zhvilluar me kuqeblutë. Por në të parin prezantim zyrtar në fushë, pikërisht në miqësoren e djeshme me Teutën, Bushiç ka qenë në fushë për rreth 70 minuta dhe përshtypjet e të gjithë stafit drejtues thuhet se kanë qenë shumë të mira. Kjo tregon se ai do jetë vërtetë pika e referimit e kësaj skuadre në manovrën sulmuese në ndeshjet e ardhshme. Sa I takon kronikës së ndeshjes të djeshme, bëhet e ditur se në pjesën e parë të dyja skuadrat nuk kanë dhuruar një futboll të bukur. Krejt ndryshe pjesa e dytë dhe sidomos 25 minutat e para të saj. Vllaznia në këto minuta ka dominuar krejtësisht në fushën e lojës duke dhuruar momente shumë të bukura. Për rrjedhojë ka ardhur edhe goli me anë të Tafilit, gol që ka qenë I vetmi në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë trajneri Canaj ka hedhur në fushë edhe Krajën, Gjini, Krujën e Dibrën. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë dhe ajo çfarë vlen është se skuadra në këtë miqësore ka treguar grintë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al