Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot7201
mod_vvisit_counterDje9026
mod_vvisit_counterKete jave44858
mod_vvisit_counterTe gjitha7759987

Trajneri Canaj paralajmëron: Do ketë ndryshime në formacion

Shtyp pdf

E ka thënë dje në mënyrë të hapur se për ndeshjen e rradhës me Kukësin do të ketë ndryshime në formacion. Disa prej futbollistëve që nuk e kanë bindur në takimin e parë me Flamurtarin, do ulen në stol dhe për rrjedhojë vendin e tyre do ta zënë disa të tjerë. Në fakt ende nuk dihen taman emrat e atyre që do t’I zëvendësojnë pasi trajneri Canaj po teston shumë futbollistë. Megjithatë për të , e rëndësishme është që skuadra ka treguar dëshirë për të ndryshuar. Provën e parë e dha ndaj durrsakëve në miqësore. Tashmë mbetet për ta treguar edhe në ndeshjen e fundjavës me Kukësin për kampionat. Ja intervista e dhënë nga trajneri I Vllaznisë Agim Canaj për faqen tonë pasditen e djeshme:
-Canaj, në miqësoren ndaj Teutës janë vërejtur disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e parë me Flamurtarin. Do të jenë këta futbollistë që do të luajnë edhe në Kukës?
- Tek Vllaznia aktualisht kemi një grup lojtarësh pak a shumë të njëjtë dhe ndoshta për herë të parë në karrierën time si trajner, e kam të vështirë të përzgjedh. E kam të qartë 2-3 futbollistë nuk dhanë maksimumin në ndeshjen e parë me Flamurtarin na zhgënjyen në aspektin teknik. Ne prisnim shumë më tepër prej tyre në repartin e mesit të fushës. Por në ndeshjen miqësore me Teutën, ata që luajtën në këto pozicione, na dhanë disa shkëndia positive por kjo nuk është përfundimtare.
-Kjo do të thotë se ende nuk e keni përcaktuar formacionin me të cilin do luani në Kukës?
-Jo, ende nuk e kam vendosur plotësisht. Unë dua t’I shoh lojtarët në vazhdimësi se çfarë përmirësimesh do të kenë në lojën e tyre. Përveç kësaj, do të shohim edhe gjendjen e Gocajt, që ka qenë një lojtar permanent për ne në të gjithë ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar. Ai ka patur një formë shumë të mirë sportive dhe prandaj shpresoj të rikuperohet edhe ai në mënyrë që të kemi të gjithë kontigjentin e futbollistëve në dispozicion për ndeshjen e rradhës që është shumë e vështirë për ne.
-Të ndalemi tek ndeshja miqësore që zhvilluat me Teutën. Sa vlen ajo fitore për ju?
-Ndeshja me Teutën ka qenë në fazën e testimeve të skuadrës. Kjo ngaqë sfida me Flamurtarin tregoi se ende nuk ishim të kolauduar plotësisht. Mendoj se tashmë jemi më të orientuar drejt asaj që po kërkojmë. Ndaj Teutës u paraqitëm shumë më ndryshe se në sfidën e parë të kampionatit, e cila siç jam shprehur edhe pas ndeshjes, ka qenë ndër më të dobëtat në karrierën time si trajner. Më kënaqi edhe paraqitja e sulmuesit kroat Bushiç I cili na ngrohi me paraqitjen e tij në këtë miqësore. Përveç tij, edhe pjesa tjetër e futbollistëve luajti shumë mirë duke zbatuar detyrat që u dhamë. Megjithatë konstatoj sërish një mangësi sepse po hyjmë me shumë vonesë në lojën tonë. Kjo tregon se vuajmë në ndërtimin e aksioneve.
-Në mendjen tuaj tashmë është sfida e rradhës me skuadrën nënkampione. Keni filluar të mendoni për të?
-Sigurisht që kemi filluar të mendojmë. Ajo është një ndeshje shumë e vështirë sepse luajmë ndaj një skuadre që vjen nga Kupat e Europës dhe gëzon një formë shumë të mirë sportive dhe përpos kësaj, ka në përbërje lojtarë cilësorë. Unë kam një eksperiencë të madhe si trajner dhe shpresoj se ekipi  im do të reflektojë në fushë për të luajtur më mirë sesa u paraqitëm deri tani apo dhe në ndeshjen me Teutën. Pikërisht zhvillimi I miqësores me skuadrën durrsake këtë qëllim kishte, t’I përshtateshim lojës së Kukësit sepse kishim të bënim me një skuadër të fortë dhe për më tepër luajtëm në një fushë me bar sintetik ashtu siç do luajmë edhe në fundjavë. Jam optimist se Vllaznia ka për të bërë një paraqitje të mirë në Kukës dhe do synojmë për të marrë pikë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al