Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 16 37
2 FL 16 28
3 LA 16 27
4 KU 16 25
5 PA 16 24
6 KA 16 23
7 LU 16 19
8 VL 16 15
9 TE 16 15
10 LU 16 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1489
mod_vvisit_counterDje7912
mod_vvisit_counterKete jave33822
mod_vvisit_counterTe gjitha6320138

Zëvendëstrajneri Nikaj: E kam për nder të punoj për Vllazninë

Shtyp pdf

Prej një muaj e gjysëm ka nisur punën bashkë me trajnerin Canaj në krye të Vllaznisë dhe sigurisht që ndjehet i kënaqur për besimin e treguar ndaj tij. Zëvendëstrajneri i Vllaznisë Samuel Nikaj e quan nder punën me këtë skuadër. “E kam patur për nder të punoj edhe si trajner moshash me Vllazninë dhe po ashtu e kam për nder të punoj edhe tashmë tek ekipi i parë ndonëse në rolin e zëvendëstrajnerit. Ky është një klub i madh dhe jam rritur duke e patur në zemër këtë emër, këtë fanellë dhe këto ngjyra. Tash që po më jepet mundësia të kontribuoj për të, e bëj me shumë pasion dhe nuk do lodhem kurrë së bëri një gjë të tillë pavarësisht se në çfarë pozicion do punoj”- ka thënë krahu i djathtë i Canajt. Ai ka folur ndërkohë edhe për nisjen që skuadra i ka bërë kampionatit duke shprehur edhe besimin për një ndryshim të situatës. “E kemi nisur shumë dobët me atë ndeshje që bëmë ndaj Flamurtarit por ju garantoj se nuk ka qenë Vllaznia e vërtetë. Kjo skuadër ka treguar se di të luajë një futboll më të mirë dhe kam shumë besim se do ndryshojmë që në ndeshjen e rradhës me Kukësin. E kemi të qartë se është një kundërshtar shumë i fortë por do të bëjmë më të mirën në fushën e lojës”- ka thënë zëvendëstrajneri Nikaj.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al