Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 16 37
2 FL 16 28
3 LA 16 27
4 KU 16 25
5 PA 16 24
6 KA 16 23
7 LU 16 19
8 VL 16 15
9 TE 16 15
10 LU 16 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1492
mod_vvisit_counterDje7912
mod_vvisit_counterKete jave33825
mod_vvisit_counterTe gjitha6320141

Ndeshja Kukësi- Vllaznia luhet të shtunën në ora 14.00

Shtyp pdf

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike dje edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të javës së dytë të Superligës shqiptare. Ashtu si dhe herët e tjera, edhe këtë herë, gjashtë ndeshjet janë të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Ndeshja e ekipit tonë në Kukës do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00. Tashmë çdo gjë është e qartë dhe ekipi shkodran do të udhëtojë një ditë përpara drejt qytetit të Kukësit për t'u bërë pastaj gati për ndeshjen e nesërme me skuadrën nënkampione në fuqi të vendit. Kjo konsiderohet një ndeshje shumë e vështirë sepse edhe skuadra vendase vjen pas një humbje në javën e parë në Lushnjë. Megjithatë objektivi i Vllaznisë është i qartë për të marrë pikë në këtë takim. Formacionit pritet të jetë i plotë pasi edhe mesfushori Olsi Gocaj duket i rikuperuar plotësisht. Kuqeblutë kanë treguar njëfarë përmirësimi në lojën e tyre krahasuar me ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe kjo u pa qartë edhe në sfidën miqësore të zhvilluar ditën e shtunë në Durrës me Teutën, të cilën e fitoi 1-0 me golin e Alsid Tafilit.
www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al