Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot7207
mod_vvisit_counterDje9026
mod_vvisit_counterKete jave44864
mod_vvisit_counterTe gjitha7759993

Vllaznia për femra, debutimi në fushë të shtunën ndaj “Juban Danjës”

Shtyp pdf

Ekipi I sapokrijuar I Vllaznisë në futbollin e femrave do të zbresë për herë të parë në fushën e lojës me këtë emër ditën e shtunë. Pikërisht për ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, në ndeshjen ndaj ekipit të “Juban Danjës”. Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajneri Selami Pepaj, këtë herë do të jenë udhëtuese. Pritet të jetë një ndeshje shumë e bukur pavarësisht se kundërshtari kryesor I një sezoni më parë për kampionet aktuale, nuk është në të njëjtën situatë sepse ka patur disa largime sportistesh. Megjithatë Vllaznia është e përgatitur për ta kaluar me sukses këtë sfidë. Në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, ajo nuk luajti ngaqë kundërshtari I saj, ekipi I Kamzës nuk u paraqit. Ndeshja Juban Danja- Vllaznia, do të luhet ditën e shtunë në ora 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Presidenti Lazër Matija tashmë e ka kompletuar skuadrën me bazën e duhur materiale teksa fanellat e ekipit kanë ngjyrat kuqeblu dhe klubit shkodran në këtë mënyrë I shtohet një ekip I cili do të kërkojë të fitojë titullin kampion që në sezonin e parë me këtë emër. Vajzat kanë kohë që përgatiten për këtë gjë dhe tashmë të presim rezultatet e tyre në fushën e lojës.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al