Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2611
mod_vvisit_counterDje5733
mod_vvisit_counterKete jave2611
mod_vvisit_counterTe gjitha5287718

Portieri Selimaj: Fitore ndaj Teutës për të kënaqur tifozët

Shtyp pdf

Përkrah trajnerit Cungu, sot në konferencën për shtyp ka qenë i pranishëm edhe portieri Erind Selimaj. Ai ka luajtur titullar në dy ndeshjet e fundit duke fituar besimin e stafit teknik dhe duket se do të vazhdojë të jetë sërish në portë. I pyetur për këtë pritje të gjatë për të demostruar vlerat e tij, ai ka thënë: "Roli i portierit nuk është si i të tjerëve në fushë. Natyrisht që janë dy apo tre portierë të gatshëm në një skuadër dhe njëri do të luajë. Unë kam pritur momentin tim dhe jam i kënaqur që jap kontributim tim për Vllazninë. Kuptohet që kur merr edhe vlerësimet pozitive të trajnerit, kjo më motivon më shumë për të bërë gjëra të mira edhe në të ardhmen. Kam punuar shumë me profesor Avenirin (Danin) për të kapur formën time më të mirë dhe tashmë më duhet ta mbaj atë sa më gjatë". Ndërkohë, Selimaj ka folur edhe për takimin e nesërm ndaj Teutës, për të cilin ndeshja e kupës që Vllaznia zhvilloi me të para disa kohësh, nuk ka lidhje megjithëse objektivi mbetet i njëjtë, fitorja. "Nuk mendoj se ka ngjashmëri në mes ndeshjes së kupës ndaj Teutës dhe kësaj të kampionatit. Kjo është një sfidë krejt tjetër në të cilën nuk ke mundësi të mendosh asnjë rezultat tjetër përveç fitores dhe me formën që ka treguar Vllaznia në ndeshjet e fundit, natyrisht që do të kërkojmë të marrim trepikëshin e shumëpritur. Besoj se me të do të kënaqim edhe tifozët që pritet të jenë në shkallët e stadiumit për këtë ndeshje"- ka shtuar portieri i kuqebluve.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al