Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2603
mod_vvisit_counterDje4384
mod_vvisit_counterKete jave18873
mod_vvisit_counterTe gjitha5199466

Vllaznia U-17 fiton 2-0 me Partizanin, Vllaznia U-19 fiton 4-0 me Akademinë

Shtyp pdf

Ekipet e Akademisë Vllaznia kanë arritur edhe dy fitore të tjera në ndeshjet e javës së 21-të të kampionateve respektive. 17 vjeçarët kanë fituar me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit ndërsa 19 vjeçarët shkodranë kanë mundur me rezultat edhe më të thellë, 4-0 Akademinë e Futbollit. Të dy këto takime janë luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe janë pritur me interes nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Sa i takon ndeshjes së paratërinjve, ndonëse përballë kuqebluve të trajnerit Neziri ka qenë një ekip si Partizani, fitorja nuk ka qenë shumë e vështirë.Madje ajo është siguruar që në pjesën e parë. Në minutën e 18-të ka qenë mesfushori Uheid Hoxha që pas një aksioni shumë të bukur, e ka konkretizuar atë me dërgimin e topit në rrjetë. Ndërkohë dy minuta para përfundimit të kësaj pjesë, ka qenë mesfushori tjetër Eridon Qardaku ai që me një gjuajtje të fortë nga rreth 30 metra, ka mposhtur portierin e të kuqve. Përfundimisht 2-0 dhe Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 44 pikëve duke mbajtur vendin e tretë në renditje megjithatë nisur nga ecuria që ekipi po shfaq sidomos në ndeshjet e fundit, me siguri që do të arrijë të renditet në mes dy ekipeve më të mira të këtij grupi, vende këto që të çojnë më pas në fazën play- off. Sakaq, edhe ndeshja e të rinjve nuk ka patur shumë histori këtë herë. Vllaznia U-19 ka shënuar shumë shpejt, që në minutën e 9-të me anë të zakonshmit Palushani dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën do të kemi një dominim absolut të shkodranëve që shënojnë golin e dytë me anë të mbrojtësit Hysenaj pas një goditje dënimi.Goli i tretë do të kishte për autor mbrojtësin Miloti nga pika e bardhë e 11-metërshit ndërsa për ta mbyllur ndeshjen do të mendonte sërish Palushani që do të shënonte edhe golin e katërt dhe të fundit të këtij takimi. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 mban sërish vendin e parë në renditje me 51 pikë duke qenë e shkëputur me 3 pikë nga Partizani drejt vendit të dytë dhe me 6 pikë nga Tirana e vendit të tretë. Me këtë ecuri, padyshim që kuqeblutë janë në rrugën e duhur për ruajtjen e vendit të parë deri në fund të kampionatit.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al