Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2591
mod_vvisit_counterDje4384
mod_vvisit_counterKete jave18861
mod_vvisit_counterTe gjitha5199454

Konferencë shtypi e drejtuesve të Klubit të Futbollit Vllaznia

Shtyp pdf

Mesditën e sotme, drejtuesit e lartë të Klubit të Futbollit Vllaznia, administratori Astrit Gjyrezi, kryetari i Këshillit Mbikëqyrë Shpëtim Quku dhe dy anëtarët e këtij Këshilli Mark Laloshi dhe Benjamin Naku kanë dalë para gazetarëve për të sqaruar njëherë e mirë situatën e krijuar në klub pas lajmeve të pavërteta që kanë qarkulluar në media dy ditë e fundit për një falimentim të mundshëm të klubit. I pari që ka folur ka qenë administratori Gjyrezi i cili ka thënë: "KF Vllaznia po ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me ecurinë e tij sportive dhe administrative. Për fat të keq, në vend që angazhimi ynë të jetë i përqendruar tek përmirësimi edhe më tej i rezultateve sportive, përballemi çdo ditë me lajme që në mënyrë të qëllimshme interpretohen shtrembër duke mbërritur deri tani sa thuhet se kërcënohet ekzistenca e Vllaznisë. Këto sulme vijnë në një moment kur ekipi i parë po arrin rezultatet më të mira në gjithë këta vitet e fundit. Me ekipin B jemi në rrugë të mbarë drejt ngjitjes në kategori të parë dhe po ashtu, ekipet e Akademisë Vllaznia vazhdojnë të spikasin me rezultatet e tyre. Dua të sqaroj mbarë opinionin publik shkodrane dhe atë kombëtar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka lënë rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të punës. Dhe për të qenë korrekt, rekomandime të tilla ka lënë edhe Auditi i Brendshëm i Bashkisë. Për këto arsye, puna për të rregulluar funksionimin e KF Vllaznia ka filluar edhe para ardhjes së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në lidhje me abuzimin e supozuar financiar, dua të sqaroj se kemi të bëjmë me detyrime të kontabilizuara (të pasqyruara në bilancin e KF Vllaznia sh.a. të vitit 2016), por që nuk janë derdhur në llogarinë e Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave. Për më tepër, ju informoj se KF Vllaznia sh.a. ka një marrëveshje për shlyerjen e këtij detyrimi me këste. Kjo tregon më së miri vullnetin e pronarit për të shëndoshur sitatën financiare të Klubit. Vllaznisë po i bëhet presion dhe nuk është momenti. Është dekurajuese dhe po punojmë fort për t’u përballur me ekipe shumë më të forta se ne edhe financiarisht. Po punojmë për një ndeshje të rëndësishme si ajo me Partizanin. Nuk paskemi pasur të drejtë të shkojmë të marrim pikë në Kukës, por u dashka të humbë Vllaznia që të mos sulmohet mediatikisht. I kemi marrë dy barazime Partizanit dhe na kanë mundur në Tiranë. Se si ia kanë arritur e kanë pasqyruar edhe mediat, rastin e penalltisë dhe ecurinë e lojës. Do luftojmë për tre pikët në këtë ndeshje. Kemi edhe ne objektivat tona. E para nuk ka mashtrim dhe as abuzim. Ka një faturë financiare të deklaruar që klubi i Vllaznisë e ka marrë përsipër ta paguajë. 220 milionë lekë është detyrimi ndaj degës së tatim-taksave dhe po e paguajmë borxhin, në bazë të një marrëveshjeje që kemi. Muajin e shkuar kemi bërë pagesën e radhës, rreth 23 milionë lekë të vjetra. Lajmet e tjera janë të gjitha mashtrime dhe dashakeqësi. Them mashtrim se ndryshe nga sa thuhet, ne nuk kemi bërë asnjëherë ndonjë fshehje të këtyre dokumentave, raporteve apo bilanceve. Çdo gjë është e pastër". Pas tij, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve edhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia sh.a Shpëtim Quku i cili ndër të tjera ka thënë: "Vllaznia nuk është duke falimentuar. Sa kohë bashkia është pronare e shoqërisë aksionere, ka marrë përsipër të gjithë detyrimet. Treguesi më i mirë është marrëveshja që ka bërë me drejtorinë rajonale të tatim-taksave për të shlyer detyrimet e grumbulluar gjatë viteve. Nuk është i këtij viti, po i shumë viteve. Për një afat 2-vjeçar është marrë përsipër shlyerja e borxhit, siç e parashikon ligji. Detyrimet fillojnë që prej vitit 2011. Asnjë gjë që është thënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk është e re. Kjo mund të verifikohet me raportin e auditit të Brendshëm të Bashkisë Shkodër, i ngarkuar nga kjo kryetare Bashkie për të bërë transparencën e gjendjen në Klubin e Futbollit Vllaznia. Të gjitha këto gjëra janë të shprehura në bilancin e shoqërisë tregtare të këtij klubi. Këtu nuk kemi asgjë të re, asgjë për t'u fshehur, thjesht është çështje interpretimi. Pra si duam ta interpretojmë dhe ta pasqyrojmë një lajm apo një fakt. Kjo vërtetë mund të ndikojë në imazhin e klubit, por janë të pasqyruara të gjitha në pasqyrat financiare dhe çdo biznesmen i interesuar mund t’i shohë ato". Edhe Mark Laloshi, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës dhe njëkohësisht njohës i mirë i ligjeve financiare, ka shpjeguar gjithë situatën e krijuar kohët e fundit tek Vllaznia. “Nuk është atribut i Ministrisë së Financave për të shpallur falimentin, as e drejtorisë së tatimeve.Ky hap edhe mund të merret sepse ne i kemi të deklarata humbjet në bilancet e tre viteve, por kjo nuk do të thotë se do jetë Drejtoria e Tatimeve që do të shpallë falimentimin. Ajo mund t’i drejtohet gjykatës administrative të rrethit Shkodër, e cila vendos për falimentin apo jo. Vllaznia riskon në bazë të ligjit falimentimin, por akoma nuk ka diçka të tillë. Kemi edhe ne argumentet tona për të mos falimentuar. Lajmi që Vllaznia është drejt falimentimit është një gënjeshtër. Vllaznia falimenton vetëm me një vendim gjykate. Pastaj, ka edhe një mundësi tjetër për të mos falimentuar. Rregjistrimi i logos ka një efekt financiar. Duke e rregjistruar atë, rritet kapitali themeltar dhe ulet po me atë vlerë humbja. Pra kemi edhe një shpresë që të mos ndodhë falimentimi. Lajmet e gazetave janë të rënda, vjedhje, abuzime etj. Por duhet të jemi realistë. Nëse nuk është paguar 15 % i tatimit mbi të ardhurat, kjo nuk do të thotë se ato lekë kanë shkuar në xhepat e dikujt por ka kaluar për një investim tjetër tek Vllaznia dhe ky borxh i mbetur është i kontabilizuar në pasqyrat financiare të klubit"-ka thënë ai. Pavarësisht kësaj zhurme, ekipi shkodran po përgatitet për ndeshjen e rradhës me Partizanin ku padyshim që do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv, i cili në fakt ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër në këto momente.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al