Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2090
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave10141
mod_vvisit_counterTe gjitha6061353

Cungu: Vllaznia ka objektiv të qartë, synon fitoren me Partizanin

Shtyp pdf

Ndeshja më e rëndësishme e javës me siguri që konsiderohet ajo e nesërmja në "Loro Boriçi" në mes Vllaznisë dhe Partizanit. Një ballafaqim tek i cili i kanë sytë të gjithë. Por nëse të kuqve u bën punë vetëm fitorja, për shkodranët është ndryshe. Ata kanë në favorin e tyre edhe barazimin. Këtë të fundit vetë trajneri Cungu e ka konsideruar një rezultat pozitiv dhe sipas tij, skuadra duhet të jetë e kënaqur nëse e arrin. "Duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj Partizanit. është një ekip i mirëorganizuar, si nga stafi ashtu edhe nga drejtuesit më të lartë të klubit. Por kjo nuk do ta ndalë Vllazninë të kërkojë fitoren. Kemi treguar se dimë ta ndalim këtë skuadër edhe këtë sezon. Objektivi është për nesër do të jetë fitorja, por kjo nuk do të thotë se një barazim do ishte keq ndaj një skuadre që kryeson kampionatin"- ka thënë ai në konferencën e sotme për shtyp. Ditët e fundit kanë qenë shumë të trazuara. Nga kampi kukësian, vijnë akuza se Partizani e ka të sigurtë fitoren në Shkodër dhe kjo natyrisht që i ka vënë para një presioni të madh futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë. Këtë e thotë edhe vetë Cungu në prononcimin e tij kur shton: "Janë dy skuadra që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar dhe prandaj konsiderohet supersfidë. Sa i takon faktorëve të tjerë dhe atyre çfarë janë thënë këto ditë, nuk më interesojnë fare. Jemi përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv edhe në këtë ndeshje, rezultat për të cilin Vllaznia ka shumë nevojë në këto momente për objektivat që tashmë ajo ka. Do t'u kërkoj djemve të luajnë me të njëjtën qetësi siç kanë luajtur edhe në ndeshjen e fundit. I garantojmë sportdashësit se do të hyjmë në fushën e lojës për të dhanë maksimumin e për të kërkuar fitoren. Normalisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ajo i ka brenda të tre rezultatet por uroj që të dalim faqebardhë nga ky takim. Pavarësisht kësaj, çfarë do që të ndodhë, ju siguroj se nuk ka patur asnjë marrëveshje, asnjë intrigë por thjesht futboll i pastër ku do të fitojë më i miri". Kuqeblutë do të luajnë në këtë sfidë pa disa prej titullarëve megjithatë numri 1 i pankinës së tyre nuk ka dëshirë të merret me këtë temë. "Kemi probleme me disa mungesa por nuk duhet të "qahemi". Në fund të fundit stërvitemi gati 30 vetë çdo ditë dhe secili prej tyre duhet të tregojë vlera më të mira të tij sa herë që i jepet mundësia. Kam shumë besim tek ata djem që do të luajnë se do ta përfaqësojnë denjësisht Vllazninë edhe këtë herë"- është shprehur Cungu. Kuptohet që ka të drejtë sepse në një ndeshje të tillë kushdo që të jetë në fushë, do të japë më të mirën. Për më tepër duke patur edhe ndihmën e tifozëve që pritet të jenë të shumtë këtë herë në shkallët e "Loro Boriçit". Megjithatë, trajneri i Vllaznisë ka një kërkesë për to kur thotë: "Dëshiroj sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit por do kisha një kërkesë për ta: Të vijnë e ta mbështesin fuqishëm Vllazninë siç kanë bërë zakonisht dhe jo në momente të caktuara duke fyer edhe sportistët e tyre sepse nuk i shërben Vllaznisë dhe shkon në favor të kundërshtarit". Pyetja tjetër, ajo e fundit, është për arbitrimin dhe Cungu dëshiron të ndalet edhe tek një shkrim i një prej të përditshmeve sportive sipas të cilës, skuadra shkodrane këtë sezon më shumë është ndihmuar sesa penalizuar nga arbitrat. Ai mendon ndryshe dhe është i gatshëm të ofrojë fakte dhe në fund të prononcimit të tij shprehet: "Nuk kemi qenë të favorizuar aspak nga arbitrat gjatë këtij sezoni. Nëse dëshirojnë, mund t'ua servir unë faktet sa herë jemi ndëshkuar dhe jam i bindur se do të dalim shumë minus në këtë drejtim".Ndeshja do te nise ne oren 19.00 dhe pritet qe ne shkallet e stadiumit te kete shume tifoze per te mbeshtetur ekipin e Vllaznise.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al