Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1361
mod_vvisit_counterDje5138
mod_vvisit_counterKete jave13621
mod_vvisit_counterTe gjitha5428415

9 futbollistë të Akademisë Vllaznia, pjesë e kombëtares U-13 të Veriut

Shtyp pdf

Prej disa kohësh, Federata Shqiptare e Futbollit i është rikthyer idesë së krijimit të ekipeve kombëtare të moshave sipas zonave. Kështu ka ndodhur edhe në zonën e Veriut ku janë krijuar tre ekipe, pikërisht ato të grupmoshave U-13, U-15 dhe U-17. Këto ekipe kanë nisur edhe stërvitjen sipas një seleksionimi të bërë nga vetë specialistët e Federatës dhe interesant është fakti se shumica e pjestarëve të tyre vijnë nga ekipet e Akademisë Vllaznia.Shembulli më i mirë për këtë është ekipi i 13 vjeçarëve, në të cilin plot 9 futbollistë vijnë nga Akademia jonë. Bëhet fjalë për Esli Rraboshta, Ensard Tafili, Ersi Zaganjori, Tomas Kiri, Redis Uruçi, Klejdi Sulmataj, Nebi Qokthi, Gabriel Rroku dhe Luçiano Kola. Të gjithë këta futbollistë stërviten nga trajneri Luan Zmijani tek kjo grupmoshë e Akademisë tonë. Një përzgjedhje e tillë sigurisht që nuk ka qenë rastësi por evidentim i vlerave që kanë këto futbollistë të së ardhmen. Kjo padyshim që e ka bazën tek seleksionimi i mirë që vetë drejtuesit e Akademisë Vllaznia i kanë bërë këtyre fëmijëve dhe më pas, tek puna e shkëlqyer që bëjnë me ta trajnerët e moshave. Shumë lojtarë janë pjesë edhe e dy kombëtareve të tjera të moshave më të mëdha dhe natyrisht që ky është një fakt i cili tregon se grumbullimi i disa futbollistëve të Akademisë Vllaznia në ekipet kombëtare kohët e fundit, nuk ka ardhur vetëvetiu. Madje, elementi i përzgjedhur prej trajnerëve të këtyre ekipeve duhet të jetë edhe më i madh nga kjo Akademi sepse kanë se çfarë të marrin aty. Shkodra ka qenë gjithnjë burim talentesh të cilët kanë mbushur jo vetëm ekipin e parë të Vllaznisë por edhe ato të ekipeve kombëtare dhe me siguri, me punën që po bëhet, kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al