Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2317
mod_vvisit_counterDje4926
mod_vvisit_counterKete jave14935
mod_vvisit_counterTe gjitha5019868

Madzar: Ndaj Skënderbeut, Vllaznia ka objektiv të marrë pikë

Shtyp pdf

Barazimi me Korabin është lënë tashmë pas në kampin shkodran dhe pjestarët e tij janë të fokusuar maksimalisht për takimin e rradhës me Skënderbeun që do të luhet pasditen e nesërme në Korçë. Në pamje të parë konsiderohet thuajse e pamundur marrja e pikëve ngaqë vendasit janë në luftë për titullin kampion, krejt ndryshe mendon zëvendëstrajneri i ekipit shkodran Aleksandar Madzar. Në konferencën e sotme për shtyp, ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se kuqeblutë nuk do dalin pa rezultat pozitiv nga ky takim."Ndeshja me Skënderbeun padyshim që është shumë e vështirë sepse edhe kundërshtari është i motivuar për ta fituar atë ngaqë ka objektivat e veta për t'u shpallur kampion, megjithatë edhe Vllaznia nuk shkon për të toleruar por është e vendosur për të kërkuar rezultat pozitiv. Mundësitë i ka sepse ka treguar që mund të marrë pikë ndaj çdo kundërshtari. Momentin jo të mirë që kaluam pas barazimit me Korabin, skuadra e ka kaluar tashmë dhe po mendojmë vetëm për sfidën me Skënderbeun. Kemi mungesa megjithatë, ata që do të luajnë jam i sigurtë se do të japin më të mirën e mundshme. Vllaznia shkon me objektivin e qartë për ta fituar këtë ndeshje dhe kjo nuk do të thotë se duhet të jetë e kënaqur me barazimin. Jemi në garë për vendin e katërt, vend që besoj do të përcaktohet pas sfidës direkte që do të kemi me Luftëtarin javën e ardhshme"- është shprehur krahu i djathtë i Armando Cungut. Ai është duke punuar tek Vllaznia që nga janari i vitit të kaluar dhe i pyetur nëse do të vazhdojë edhe në të ardhmen, Madzar është shprehur: "Sa i takon të ardhmes time tek Vllaznia, kontrata më mbaron në datë 1 qershor dhe dëshira është për të vazhduar sërish por kjo nuk është në dorën time, por të drejtuesve". Ndeshja Skënderbeu- Vllaznia do të luhet nesër në orën 19.00 në stadiumin e qytetit të Korçës dhe për këtë ndeshje stafi nuk do të ketë të gatshëm për arsye kartonash Pjeshkën e Gurishtën si dhe Bardullën për arsye dëmtimi megjithatë kjo pritet të mos ndikojë tek skuadra sepse të tjerët që do jenë në fushë, do japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al