Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 3 7
2 KU 3 7
3 FL 3 6
4 TE 3 6
5 VL 3 4
6 LU 3 4
7 LA 3 3
8 KA 3 2
9 LU 3 1
10 PA 3 1

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3339
mod_vvisit_counterDje4676
mod_vvisit_counterKete jave13169
mod_vvisit_counterTe gjitha5612303

Belajdi Pusi e Armenis Kukaj, grumbullohen në kombëtaren Shpresa

Shtyp pdf

Dy futbollistë të Klubit të Futbollit Vllaznia, pikërisht Armenis Kukaj dhe Belajdi Pusi, do të jenë pjesë e kombëtares U-21 që do të grumbullohet më datë 14 maj, ora 19.00 në hotel "Tropikal" për një zbor të rradhës. Kjo ftesë e stafit të këtij ekipi sigurisht që është një vlerësim për kontributin që këto dy futbollistë po japin për ekipet respektive të klubit tonë. Kështu, mbrojtësi shtatëlartë Kukaj këtë sezon po bën një paraqitje shumë të mirë duke luajtur tek ekipi B dhe ka spikatur me lojërat që ka zhvilluar. Po ashtu edhe sulmuesi Pusi me ndeshjet dhe golat e shënuar në ndeshjet që ka zhvilluar me ekipin U-19 të Akademisë tonë. Ftesa që ata kanë marrë për të qenë në kombëtaren Shpresa, shpresojmë se do të jetë një ogur i mirë edhe për të tjerë futbollistë të klubit tonë, për të punuar fort në mënyrë që në një të ardhme të afër të marrin edhe ata ftesat nga ekipet kombëtare respektive të moshave të ndryshme.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al