Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 3 7
2 KU 3 7
3 FL 3 6
4 TE 3 6
5 VL 3 4
6 LU 3 4
7 LA 3 3
8 KA 3 2
9 LU 3 1
10 PA 3 1

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3355
mod_vvisit_counterDje4676
mod_vvisit_counterKete jave13185
mod_vvisit_counterTe gjitha5612319

Vllaznia U-19 tjetër fitore. Ruan sërish vendin e parë në renditje

Shtyp pdf

Me fitore e ka mbyllur edhe javën e parafundit të kampionatit ekipi i 19 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia. Në ndeshjen e rradhës ata kanë pritur në Shkodër ekipin e Kukësit dhe ndonëse në pamje të parë konsiderohej e lehtë, nuk ka rezultuar kështu. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 0-0 ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, do të kishte Lekaj ai që do të zhbllokonte rezultatin ndërkohë që '79, kuqeblutë e trajnerit Beqiri do të fitonin edhe një 11-metërsh që do të kthehej në gol nga Rajçeviq duke e çuar në dy numrin e golave dhe me të do të mbyllej kjo ndeshje.Me këtë fitore, Vllaznia U-19 mban vendin e parë sërish në renditje, një javë para fundit të fazës së dytë të kampionatit dhe ka siguruar fazën e play off-it. Megjithatë objektivi i saj padyshim që do të jetë mbajtja e vendit të parë edhe pas javës së ardhshme në mënyrë që ta mbyllë kampionatin në krye të renditje. Sakaq, kjo javë ka rregjistruar një rezultat aspak të këndshëm për Vllazninë U-17 që është mundur 1-8 nga Tirana.Kuqeblutë kanë luajtur me formacionin e dytë në këtë takim duke i dhënë mundësinë edhe lojtarëve të stolit për të luajtur por në fakt, ata nuk kanë treguar vlerat e veta në këtë takim të parafundit të kampionatit.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al