Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1945
mod_vvisit_counterDje4594
mod_vvisit_counterKete jave31269
mod_vvisit_counterTe gjitha5175673

Arlind Kalaja optimist: Vllaznia do marrë pikë në Durrës

Shtyp pdf

Vllaznia është e vendosur për të marrë pikë nesër në Durrës ndaj Teutës dhe me të, do të jetë më e qetë pastaj për ndeshjen e fundit të kampionatit. Rëndësia e këtij takimi është e madhe por në kampin shkodran janë optimist se do ja dalin.Njëri nga lojtarët e këtij ekipi, mesfushori Arlind Kalaja në prononcimin e sotëm për mediat, ka bërë të ditur se skuadra do të mundohet të bëjë më të mirën e mundshme që në ndeshjen e nesërme ndaj Teutës, për të marrë pikën e shumëpritur dhe për të qetësuar të gjithë në Shkodër. "Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë për të zhvilluar dhe duke pasë parasysh se si ka ardhur situata me disa javë jo të qeta, shoqëruar kjo edhe me një ngarkesë psikologjike, do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin e gjithë energjive që kemi. Prej javës në javë, situata erdhi duke u rënduar si në mënyrë të pakuptimtë por tani duhet të mbledhim vetem dhe të luftojmë fort sepse nuk ka më kohë për të korigjuar këto gabime. Ne do të shkojmë për të marrë pikë në Durrës, një apo tre pastaj, i mbetet fushës së lojës. Ne do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin, kjo është e sigurtë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë edhe për tifozët, ata janë oksigjeni për ne dhe shpresoj shumë që të na mbështesin edhe në këtë ndeshje"- është shprehur mesfushori i krahut të Vllaznisë. Ai mendohet të jetë nesër në fushë ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe lëvizje të tjera në formacion. Këtë ka lënë të kuptojë në njëfarë mënyre në deklaratën e tij Kalaja kur ka zbulur se "profesori duket se ka ndër mend që të lërë pushim ndonjë nga futbollistët që është me dy kartona megjithatë ende nuk është përcaktuar 11-shja me të cilën do të luajmë ndaj Teutës". Të gjithë e kanë të qartë se ndeshja është shumë e vështirë por nga ana tjetër, edhe mundësitë për të marrë pikë ekzistojnë dhe kuqeblutë do besojnë deri në fund për këtë gjë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al