Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2816
mod_vvisit_counterDje3982
mod_vvisit_counterKete jave2816
mod_vvisit_counterTe gjitha5601950

Zhvillohet analiza e Vllaznisë. Vihen piketat e sezonit të ri

Shtyp pdf

Analiza e pritur e Vllaznisë së sezonit të kaluar është zhvilluar sot në zyrën e kryebashkiakes Ademi. Përveç saj, kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Këshillit Bashkiak Xhemal Bushati, anëtarët e komisionit të sportit në këtë këshill, anëtarët e Këshillit Mbikëyrës të klubit Vllaznia, drejtuesit e klubit dhe ato të Akademisë si dhe trajneri Cungu. Analiza ka zgjatur jo pak sepse përveç diskutimeve për sezonin që lamë pas, padyshim që janë hedhur edhe piketat për nisjen e sezonit të ri. Për mediat, pas përfundimit të saj ka folur administratori Gjyrezi i cili ka thënë: "Ishte një mbledhje maratonë, një mbledhje në të cilën u diskutua për sezonin e shkuar por edhe atë që do të jetë në vazhdim. Një mbledhje në të cilën pjesmarrja ishte e gjërë që nga kryetarja e bashkisë, kryetari I këshillit bashkiak, bordi drejtues I klubit dhe po ashtu edhe përfaqësues të komisionit të sporteve në bashki. Ishte një analizë financiare, një analizë sportive si për ekipin e parë e po ashtu edhe për akademinë si dhe u diskutua për ecurinë e ekipit Vllaznia për sezonin e ri. Si përfundim u lanë detyrat përkatëse për stafin teknik për stafin e klubit në mënyrë që sa më shpejt të organizohet puna për përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Dua të  theksoj mbështetja maksimale që I është bërë klubit nga bashkia Shkodër edhe për sezonin e ardhshëm. Po ashtu edhe këshilli bashkiak e komisioni I sporteve e kanë mbështetur ekipi në të gjithë drejtimet për sezonin e ardhshëm. Nuk jemi vonë pasi kampionati fillon me datë 9 shtator, Vllaznia nuk ishte një nga ekipet për Kupat e Europës. Unë them që jemi në kohë.Trajneri Cungu kërkoi mbështetje, një mbështetje  e cila nuk i ka munguar atij dhe klubit Vllaznia si nga kryebashkiakja e po ashtu edhe nga këshilli bashkiak. Të gjithë nuk e kanë kursyer këtë mbështetje si ndaj trajnerit e ashtu ndaj nesh.Theksoj se baza e ekipit do të jenë sërish shkodranët. Do të ketë lojtarë nga ekipi I akademisë U-19 e për ato vende që trajneri I ekipit e drejtori sportiv do të shikojnë se ka nevojë për merkato do të bëhet e mundur një gjë e tillë. Çështja Hasani e të tjerë që janë në bisedime me klubin Vllaznia dua të them se në ditët në vazhdim do të jemi edhe më konkret në ditët e ardhshme".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al