Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot322
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave8373
mod_vvisit_counterTe gjitha6059585

Prezantohet Gilman Lika. Vllaznia është gjithçka për mua

Shtyp pdf

Klubi i Futbollit Vllaznia ka bërë realitet edhe një tjetër goditje në merkato. Mesfushori Gilman Lika tashmë do të jetë pjesë e kuqebluve teksa ka firmosur një kontratë dyvjeçare (me opsion rishikimi në përfundim të sezonit të parë. Një ditë pas këtij procesi, ai është prezantuar para gazetarëve dhe i ka dhënë përgjigje pyetjeve që ata kanë bërë. Lika, riktheheni sërish në Shkodër, ndiheni i emocionuar?
Pa diskutim që po. Kur kthehesh tek ekipi i zemrës, ekipi ku jam rritur si futbollist, është pa dyshim një emocion i veçantë. Profesioni na detyron shpeshherë që të marrim drejtime të tjera në jetë, por mund ta them me plot gojë që Vllaznia është gjithçka për mua.
Pse u zgjat aq shumë arritja e marrëveshjes, ku ishte ngërçi?
Nuk mund të them se hasëm vështirësi, por gjithçka kërkon kohën e vet. Por gjej rastin të falënderoj trajnerin dhe drejtuesit për marrëveshjen. Kushti që edhe unë kam patur lidhej me trajnerin, prisja fillimisht që të merrja pëlqimin e tij. Nëse nuk do ta merrja, atëherë nuk do të isha pjesë e skuadrës.
Çfarë prisni ju nga kjo Vllazni?
Nisur nga brumi, por edhe nga ajo që kam parë në takimin miqësor me Laçin, sidomos në pjesën e parë dhe disa ndërhyrje cilësore në merkato, mendoj se mund të kemi pretendime edhe për Kupat e Europës.
Çfarë kontrate keni firmosur?
Është 1+1, pra me mundësi rinovimi. Megjithatë vitet nuk kanë rëndësi për mua, pasi nuk jam nga ata tipa që vijnë me marrë lekët dhe aq, unë dua që të luaj futboll.
E shikoni këtë Vllazni vetëm me lojtarë vendas?
Kjo do të ishte shumë pozitive, por ndoshta nuk do të jetë totalisht e mundur. Afrimi i një lojtari të huaj cilësor do të ishte një plus i madh për skuadrën.
Shtubina ka thënë që Vllaznia do të marrë “Mesin” në vendin e tij, a jeni “Mesi”…
Mesi mbetet Mesi e nuk ka krahasim. Gjithkush ka emrin e tij. Unë kam ardhur për të bërë më të mirën time. Edhe Çimi këtë gjë sipas meje e ka thënë në gjaknxehtësi e sipër.
Do të ketë rivalitet te Vllaznia për një vend në formacion?
Është gjë e mirë, nëse ndodh. Konkurrenca është pozitive për skuadrën.
Cila është gjendja fizike e Likës?
Të them të drejtën, gjendja fizike nuk është e duhura. Është ndryshe të stërvitesh me ekipin dhe ndryshe në mënyrë individuale. Unë jam stërvitur individualisht, por me një muaj që është në dispozicion mendoj e besoj se do të arrij formën e duhur.
Është rikthyer edhe Hasani…
Kjo është një gjë shumë pozitive. Ai ka bërë një paraqitje të mirë në dy sezonet e fundit me Kukësin. Kur vjen një lojtar cilësor, është një plus për ekipin e për të gjithë ne.
Ku janë pikat që Vllaznia ka nevojë për ndërhyrje?
Kjo nuk më takon mua, por drejtuesve të ekipit. Unë jam lojtar e me një fjali të vetme do të vija në siklet shokët e mi. Janë drejtuesit ato që dinë se ku ka nevoja skuadra.
Keni një mesazh për tifozërinë?
I jam shumë mirënjohës dhe i falënderoj. Nuk dua të bëj premtime, por di vetëm të them që atë dashamirësi që më kanë shfaqur, do e justifikoj me punë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al