Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot986
mod_vvisit_counterDje5154
mod_vvisit_counterKete jave6140
mod_vvisit_counterTe gjitha5605274

Gjyrezi dhe Cungu premtojnë një sezon ndryshe për Vllazninë

Shtyp pdf

Drejtuesit e Vllaznisë, administratori Astrit Gjyrezi dhe trajneri Armando Cungu kanë dalë në një konferencë për shtyp paraditen e së shtunës pikërisht për të folur në lidhje me sezonin e ri futbollistik që pritet të startojë për të folur në lidhje me merkaton e zhvilluar, objektivat dhe shumë gjëra të tjera. "Besoj se gjërat kanë shkuar në mënyrën e duhur në këto përgatitjet e nisjes së sëzonit. Kemi zhvilluar një merkato cilësore mendoj unë me ato mundësitë që kemi patur dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim një fitore në ndeshjen e parë të kampionatit nesër në Fier ndaj Lushnjës. Ne si klub jemi munduar t'ia plotësojmë të gjitha kushtet skuadrës dhe po ashtu, duke patur mbështetjen e Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak, kemi të siguruara edhe financat për sezonin e ri. Jam i mendimit se një nisje e mbarë e kampionatit do të na ndihmonte shumë për të ardhmen dhe po ashtu, besoj se sivjet Vllaznia ka për të na dhuruar më shumë emocione se një sezon më parë"- është shprehur administratori Gjyrezi.
Ndërkohë trajneri Armando Cungu  ka folur për ndeshjen e parë të kampionatit por edhe për objektivat sezonalë. Merkatoja e zhvilluar ka qenë mendoj pozitive dhe përgjithësisht jam i kënaqur me lëvizjet e bëra ndonëse nuk jemi të plotësuar në të gjithë repartet. Sidomos në mesfushë kemi marrë një fytyrë tjetër dhe shpresoj që të bëjmë një paraqitje ashtu si duhet.Dëshira është e madhe për ta nisur me fitore këtë kampionat dhe në fakt do ta tentojmë këtë gjë pavarësisht se përballë do kemi një ekip me traditë si Lushnja megjithatë ne nuk duhet të harrojmë që jemi Vllaznia dhe duhet të respektojmë emrin dhe historinë e këtij klubi. Objektivi jonë i vetëm për këtë takim është padyshim fitorja"- ka thënë ai. Ndërkohë i pyetur në lidhje me atë se cili do të jetë objektivi i skuadrës shkodrane në sezonin e ri, trajneri Cungu është përgjigjur: "Nuk mendoj se ka ndonjë trajner në botë që e ndan me thikë vendin se ku do të renditemi në fund të kampionatit. As unë nuk dua të bëj parashikime por mendoj se mundësitë i kemi për të bërë gjëra të mira. Minimalisht duhet të renditemi në mesin e tabelës dhe pastaj të shohim për më lart. Edhe vjet ishim në pozita shumë të mira, ishim në vend të katërt dhe po tentonim Kupat e Europës por në 4-5 ndeshjet e fundit ndodhi çfarë ndodhi dhe rrezikuam shumë. Por pavarësisht këtyre gjërave, u renditëm në vendin e shtatë me pikë të njëjta me të pestin. Sivjet i kemi mundësitë për të bërë gjëra më të mira me kontigjentin që kemi por të mos harrojmë se kampionati ka për të qenë edhe më i vështirë se vjet".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al