Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 16 37
2 FL 16 28
3 LA 16 27
4 KU 16 25
5 PA 16 24
6 KA 16 23
7 LU 16 19
8 VL 16 15
9 TE 16 15
10 LU 16 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5710
mod_vvisit_counterDje7961
mod_vvisit_counterKete jave30131
mod_vvisit_counterTe gjitha6316447

Vllaznia e nis mbarë kampionatin e ri. Fiton 2-0 në Fier ndaj Lushnjës

Shtyp pdf

E ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin e ri ekipi i Vllaznisë. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur pasditen e sotme në Fier ndaj Lushnjës, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar në çdo pjesë loje. Pavarësisht fitores, duhet thënë se skuadra shkodrane e ka dominuar në të gjitha drejtimet lojën ndaj kundërshtarit. Si rrjedhojë e këtij dominimi, në minutën e 31-të, një nga mbrojtësit lushnjarë në përpjekje për të larguar topin nga zona e tij, e ka dërguar atë në rrjetë duke kaluar në avantazh Vllazninë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në fillimin e së dytës, pikërisht në '48, Lika do të gjuante fort nga jashtë zone, portieri Bejte nuk e zotëron topin dhe aty është Hasani që përfiton dhe e dërgon atë sërish në rrjetë. Pas këtij goli, loja ka rënë disi sepse skudrat duken të kënaqura me rezultatin. Përfundimisht, një fitore e merituar e Vllaznisë që e nis në mënyrën e duhur kampionatin e ri.  Në ndeshjen ndaj Lushnjës, Vllaznia ka luajtur me këtë formacion: Selimaj,Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Krymi, Vucaj (Bardulla), Hasani, Lika, Kruja (Kalaja), Atsina (Ribaj). Per ta mbeshtetur skuadren ne kete takim perveç administratorit Gjyrezi kane qene te pranishem edhe kryebashkiakja, zj. Voltana Ademi, kryetari i Keshillit Mbikeqyres z. Shpetim Quku dhe anterari i ketij Keshilli, z. Beniamin Naku.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al