Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4017
mod_vvisit_counterDje11681
mod_vvisit_counterKete jave27021
mod_vvisit_counterTe gjitha5727971

Kupa: Kuqeblutë mundin 4-0 Kastriotin. Në turin e dytë përballë Tiranës

Shtyp pdf

Kuqeblutë kanë bërë atë që duhej, kanë fituar ndaj Kastriotit dhe janë kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në "Reshit Rusi", ata kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Kastriotit, duke sfumuar kësisoj rezultatin e barabartë 0-0 të arritur në ndeshjen e parë në Krujë. Vllaznia ka arritur të shënojë nga dy gola për secilën pjesë loje.Në të parën ka qenë Tafili që ka shënuar një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone, pikërisht në '11 ndërsa në minutën e 28-të ka qenë sulmuesi Ribaj që ka shënuar brenda zone. Në të dytën ndërkohë, goli i tretë ka ardhur nga mbrojtësi Borshi i cili nuk është marrë vesh me portierin Spahija duke shënuar autogol ndërsa për ta mbyllur ndeshjen ka menduar Vucaj që ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 77-të. Vllaznia ka luajtur në këtë ndeshje me këtë formacion: Sherri, Gocaj (Mehmedaj), Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi (Hasani), Tafili, Vucaj, Kruja (Çinari), Kalaja dhe Ribaj. Ne turin e dyte, sipas shortit paraprak, Vllaznia do te ndeshet me Tiranen.

 

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al