Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1227
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave9278
mod_vvisit_counterTe gjitha6060490

Vllaznia analizon humbjen me Laçin. Premtohet kthesa nga futbollistët

Shtyp pdf

Paraditen e sotme është zhvilluar analiza e zakonshme e ndeshjes së rradhës për ekipin e Vllaznisë. Në të kanë marrë pjesë përveç futbollistëve dhe stafit teknik, edhe administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Fillimisht është zhvilluar analiza me pamjet filmike të ndeshjes ku janë evidentuar gabimet e bëra si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Më pas, analiza ka vazhduar sërish dhe në fund të saj, ka qenë administratori i klubit, z. Astrit Gjyrezi, ai që për faqen zyrtare të klubit, ka sqaruar gjithçka ka ndodhur në këtë analizë. "U analizua në detaje ndeshja e fundit Laçi- Vllaznia ku secili prej lojtarëve bëri edhe analizën personale në raport me lojën e zhvilluar në këtë takim. Kemi një angazhim total të ekipit që mendon se në ndeshjen e rradhës me Flamurtarin do të bëjmë një prezantim sa më dinjitoz për t'u rikthyer tek rezultatet pozitive. Ne kemi besimin maksimal ndaj këtyre djemve dhe shpresojmë që shumë shpejt do të dalim aty ku dëshirojmë"- është shprehur fillimisht ai. I pyetur ndërkohë se cili ishte konkluzioni i kësaj humbje të pësuar, numri 1 i klubit ka shtuar:  "Konkluzioni i humbjes? Vllaznia u mundua të paraqitet sa më mirë në fushë, qarkulloi topin, krijuam raste por për fat të keq u ndëshkuam nga gabimet tona dy herë. Humbjen në Laç nuk na e shkaktoi kundërshtari por gabimet tona". Në media ka patur diskutime edhe për masa ndëshkimore ndaj skuadrës por administratori i klubit në prononcimin e tij ka bërë të qartë edhe vendimin e marrë në lidhje me këtë çështje, kur ka thënë:  "Meqenëse jemi në fillim të kampionatit, nuk e pamë të arsyeshme të kalojmë në masa disiplinore. Shpresojmë të kemi një reagim pozitiv nga ekipi dhe prandaj po u japim kohën e duhur në dispozicion për të larguar presionin, emocionet e këtij fillim-kampionati dhe të dalim aty ku dëshirojmë të gjithë ne".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al