Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1228
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave9279
mod_vvisit_counterTe gjitha6060491

Vllaznia femra merr edhe fitoren e dytë. Mund 6-1 Kinostudion

Shtyp pdf

Kampionet në fuqi të Shqipërisë në futbollin e femrave, ato të Vllaznisë, kanë arritur një tjetër fitore në kampionatin aktual. Mesditën e sotme, vajzat kuqeblu kanë mundur me rezultatin e thellë 6-1 ekipin e Kinostudios. Një fitore që vjen ndaj njërës prej skuadrave që mendohet të jetë rivalja e tyre por paraqitja e sotme në fushë, sigurisht që konfirmoi edhe njëherë faktin se Vllaznia nuk do të ketë rivale as këtë kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të ekipit shkodran. Golat janë shënuar nga Doçi në '13 dhe Tamliku (Lipa) në '24. Në pjesën e dytë ndërkohë do të shënonte Doçi edhe tre gola të tjerë në minutat 60, 69 dhe 90 ndërsa golin tjetër për vendaset e shënoi Franja në '67. Sakaq, golin e vetëm për Kinostudion e ka shënuaer Lulaj në '85 pas ekzekutimit të bukur të një goditje dënimi. Përfundimisht 6-1 dhe Vllaznia femra udhëheq renditjen e kampionatit me 6 pikë dhe me golaverazh 14-1 pas dy javëve të para të kampionatit.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al