Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1894
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34770
mod_vvisit_counterTe gjitha5917065

Akademia Vllaznia, dy fitore me shumë vlerë ndaj ekipeve të Tiranës

Shtyp pdf

Ekipet e Akademisë Vllaznia kanë arritur dy fitore të rëndësishme në ndeshjet e rradhës për kampionat. Ata kanë luajtur ndaj ekipeve respektive të Tiranës dhe kanë fituar me rezultatet 3-1 dhe 4-1.Java e pestë e kampionatit kombëtar të moshave ka dhuruar një sfidë shumë interesante në kampionatin e 17 vjeçarëve. Vllaznia dhe Tirana, dy ekipet që vinin në këtë javë si kryesuese të renditjes me nga 10 pikë secila, do të ndesheshin me njëra- tjetrën në fushën e "Reshit Rusit".

Në fund të 80 minutave të kësaj sfide, kanë qenë shkodranët ata të cilët kanë fituar 3-1 duke u ngjitur kësisoj tashmë në kuotën e 13 pikëve dhe duke mbajtur vendin e parë të renditjes të vetëm.
Ndeshja në fakt ka nisur me gol për miqtë. Shanaj do të kalonte në avantazh bardheblutë në minutën e 13-të por vetëm pak minuta më vonë, do të barazonte shifrat Barbullushi për kuqeblutë. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-1. Në të dytën, Vllaznia U-17 e rrit ndjeshëm lojën e saj dhe Amuli do të kalonte në avantazh ekipin e tij duke e dërguar në rrjetë një top të mbetur në zonën e Tiranës. Ndërkohë, në minutat e fundit të ndeshjes, do të shënohej edhe goli i fundit i ndeshjes dhe sigurisht më i bukuri. Denaldo Marku, i futur në lojë në pjesën e dytë, ka gjuajtur fort nga rreth 30 metra dhe topi ka përfunduar në trekëndësh. Përfundimisht 3-1 për ekipin e drejtuar nga trajneri Nefail Zhejani dhe ndihmësi i tij Denis Zmijani dhe Vllaznia U-17 tashmë udhëheq e vetme renditjen e këtij kampionati pas pesë javësh kampionat, me 4 fitore dhe 1 barazim të arritur ndërkohë që golaverazhi i tij është 13-2.
Përveç ekipit U-17, edhe ai U-19 i Akademisë Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj ekipit të Tiranës. Madje edhe më thellë, 4-1. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur në "Reshit Rusi". Dy golat e shënuar nga Ildi Gruda, janë pasuar me dy të tjerë nga Egzon Shimaj me 11-metërsh dhe Brendon Smajli dhe kësisoj kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani arrijnë një fitore me mjaft vlerë ndaj bardhebluve të drejtuar nga Sokol Bulku.
Ndeshja është zgjidhur shpejt. Pjesa e parë është mbyllur 3-0 dhe kaq ka mjaftuar që fati i ndeshjes të zgjidhej që në 45 minutat e para. Me këtë fitore, ekipi Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 10 pikëve duke u barazuar në renditje me Tiranën. Padyshim që me kontigjentin që ka ky ekip, ai është një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion edhe këtë sezon.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al