Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1922
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34798
mod_vvisit_counterTe gjitha5917093

Vllaznia, barazim me shumë vlerë në Kukës ndaj kampionëve në fuqi të vendit

Shtyp pdf

Kuqeblutë barazojnë 2-2 në Kukës ndaj kampionëve në fuqi të vendit dhe në pamje të parë të duket një rezultat pozitiv i tyre por në fakt nuk është kështu. Ata kanë qenë shumë pranë fitores sepse brenda 20 minutave të para të ndeshjes, e kanë parë veten në avantazh të dy golave. Vllaznia vinte nga disa rezultate negative dhe në Kukës nuk ka shkuar për shëtitje, ndërkohë që kampionët kanë vetëm një rezultat që u bën punë, fitorja. Ndeshja ka nisur mjaft e shpejtë, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin dhe ai nuk vonon, pasi rezultati u zhbllokua në minutë ne gjashtë. Një goditje dënimi u shfrytëzua nga miqtë, teksa topi i hedhur në zonë nga Lika u godit me kokë nga Pjeshka. Koliçi e ndali topin, por pa mundur ta kontrollojë dhe Atsina fare pranë shënon. Çinari disa minuta më vonë kishte një mundësi tjetër shënimi, por parabola e tij ishte e pasaktë. Në minutën e 19-të ganezi befasoi sërish Kukësin dhe ndeshja shkoi 0-2. Verilindorët zgjohen dhe pesë minuta më pas ishte Guri që realizoi me kokë, për të hapur takimin. Pjesa e parë u mbyll 1-2.Në të dytën kampionët u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe ai do të vinte ne minutën e 62, kur braziliani Kale thyen Selimajn me një supergol. Deri në fund kërkohet edhe goli i fitores, që deri në fund nuk erdhi dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al