Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1924
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34800
mod_vvisit_counterTe gjitha5917095

Gjoka: Nëse jemi mirë psikogjikisht, ia dalim edhe në Korçë

Shtyp pdf

Pavarësisht spostimit të vendit të zhvillimit të ndeshjes ndaj Skënderbeut, Vllaznia do të udhëtojë drejt Korçës me objektivin për të bërë një paraqitje të mirë dhe për të synuar një rezultat pozitiv. Këtë e ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp trajneri i ekipit shkodran Ernest Gjoka. Sipas tij, nëse skuadra është e përgatitur psikologjikisht, atëherë ajo mund t'ia dalë të marrë pikë ndaj Skënderbeut. Ja përgjigjet e pyetjeve të bëra sot për trajnerin e ekipit tonë:-Si është gjendja e ekipit para takimit me Skënderbeun?

Ne ishim përgatitur për të zhvilluar ndeshjen në fushën tonë. Kishim bërë edhe strategjitë tona, gjithsesi mendoj se skuadra është në formë të mirë për të përballuar këtë ndeshje, pavarësisht se do të luhet në Korçë.

-Sa ka ndikuar zhvendosja e kësaj përballje në Korçë?
Do ta shikoni në fushë. është tjetër gjë kur e zhvillon ndeshjen në fushën tënde dhe është tjetër gjë kur e luan atë jashtë fushës në një transfertë e për më tepër në një transfertë si ajo e Korçës që të luash përballë një Skënderbeu që është një nga ekipet më në formë të kampionatit Shqiptarë.

Mirëpo kjo mund të ketë edhe anën e vet pozitive se në fazën e  dytë Vllaznia do të ketë shumë takime në Shkodër dhe ekipi mund të marrë një formë edhe më të mirë?
Në pamje të parë kjo duket shumë “ok”. Por ne i shikojmë takimet njëri pas tjetrit dhe do të kërkojmë që të marrim maksimumin në ndeshjet që kemi përpara.

Skënderbeu është maja e futbollit shqiptar, çfarë do të ketë Vllaznia më shumë për të kërkuar një rezultat pozitiv në këtë takim?

Të gjithë ne e njohim mirë ekipi e Skërberbeut. Njihen vlerat e këtij ekipi, megjithatë ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë. Të bëjmë maksimumin tonë. Për të kërkuar pse jo edhe gjithçka. Nëse ne jemi të përgatitur psikologjikisht, teknikisht taktikisht, mendoj se mund të arrijmë dhe të mos dalim pa pikë nga kjo fushë.

Mund të ndikojë lodhja që mund të ketë ekipi korçar dhe mund të jetë një avantazh për Vllazninë?

Skënderbeu është një skuadër e kompletuar, ka dy skuadra brenda ka jo 11-të por 23 lojtarë. Rrokadat që tekniku Daja i ka bërë shpesh me lojtarët e tij në formacionet e Europa Ligës e kampionatit, prandaj mendoj se nuk do të kemi përballë një ekip të lodhur.

Mendoni se do të vijoj edhe në Korçë paraqitjet e mira që skuadra ka bërë në dy takimet që ju po drejtoni këtë skuadër?

Ne po punojmë që të vazhdojmë pozitivitetin në punë dhe në fushë, por jo gjithçka bëhet me sustë. Duhet kohë, duhet që skuadra të kuptojë filozofinë e stafit tonë teknik. është e rëndësishme që skuadra të na ndjek në punën tonë.

Do të ketë mungesa para këtij takimi?

Mendoj se stafi e ka përgatitur ndeshjen. Nuk ka tek ne rëndësi emra individësh e rëndësishme është që skuadra të jetë e plotë. Unë mund të them se vetëm Bardulla është me probleme dhe është lënë pushim pjesa tjetër është e gatshëm për këtë takim.

Në një prej të përditshmeve sportive sot, nga ana e presidentit të Kukësit, Safet Gjici është thënë se Vllaznia shikohet si një nga aleatet me Skënderbeun. Cili është komenti juaj dhe a e prishi Vllaznia garën duket pranuar që të luajë në Korçë?

Unë nuk mund të hy në këtë debat se jam një trajner futbolli. Ne mendojmë punën tonë. Ne mendojmë që të ecim përpara të dalim nga kjo situatë në të cilin edhe ndodhemi. Kjo gjë nuk më përket mua.

Atsina do të vazhdojë të shënojë pasi duket se Vllaznia e Gjokës është më shumë sulmuese?

Atsina e bëri mirë punën e tij në javën që shkoj kundër Kukësit. Nuk është në gjendjen optimale të tij, vjen nga një dëmtim i plotë përsëri ndjen pak dhimje. Ai duhet vlerësuar pasi është një djalë që po sakrifikon shumë për të ardhur sa më shpejt në formë. Shpresoj që të vazhdoj të bëj më të mirën.

Do t'iu kënaqte edhe një barazim në Korçë?
Sigurisht që do të jem shumë i kënaqur. E rëndësishme është që ne të jemi të fortë psikologjikisht. Të mos e shikojmë Skënderbeun nga emri por të kërkojmë që të bëjmë më të mirën përballë tyre.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al