Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1900
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34776
mod_vvisit_counterTe gjitha5917071

Vllaznia U-19 fiton 2-1 ndaj AAS, Vllaznia U-17 bën goleadë

Shtyp pdf

Vllaznia U19Ndeshjet e sotme të ekipeve të Akademisë Vllaznia kanë dhuruar edhe dy fitore te tjera për ekipet tona. Kështu, 19 vjeçarët kanë fituar 2-1 ndaj AAS ndërsa 17 vjeçarët kanë fituar me goleadë, 9-0 ndaj të njëjtit kundërshtar.
Ndeshja e sotme në mes ekipeve të 19 vjeçarëve të AAS dhe Vllaznisë ka marrë kuptimin e vërtetë të një ndeshje "derbi". Ajo ka ngjallur edhe interesimin e shumë tifozëve shkodranë që ishin të pranishëm për të ndjekur këtë përballje. Takimi ka nisur me gol për Vllazninë e cila kalon në avantazh me anë të Qardakut. Ndërkohë, 10 minuta më vonë, sulmuesi Gruda i "vjedh" kohën portierit kundërshtar duke e detyruar atë të ndërhyjë në mënyrë të parregullt ndaj tij dhe arbitri Pirani ka treguar pikën e bardhë të 11-metërshit nga ku mbrojtësi Shimaj është treguar i saktë duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e portës së AAS. Me këtë rezultat të pjesës së parë u duk se ndeshja mbaroi por nuk do të mendonin kështu djemtë e drejtuar nga trajneri Meçarovi. Ata kanë këmbëngulur shumë dhe në minutën e 65-të kanë ngushtuar shifrat me anë të Çobës por vetëm kaq. Vllaznia U-19 ka fituar 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve dhe duke shkuar tashmë drejt kreut i cili do jetë thjesht çështje kohe për t'u arritur. Sa i takon ndeshjes së 17 vjeçarëve, nuk ka patur shumë rivalitet. Fakti që kuqeblutë ishin në vend të parë në renditje dhe ekipi tjetër shkodran në vendin e fundit, e bënte të qartë se nuk do kishim rivalitet në fushë. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Vllaznia U-17 ka fituar me rezultatin shumë të thellë 9-0 ndaj këtij kundërshtari. Autorë të golave për ekipin tonë kanë qenë Mali 2, Barbullushi 2, Xhahysa, Asllani, Deda, Sala me 11-metërsh dhe një autogol. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur tashmë në kuotën e 16 pikëve pas gjashtë javësh kampionat, me 5 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Edhe golaverazhi i tij është i shkëlqyer: 22 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al