Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4738
mod_vvisit_counterDje9182
mod_vvisit_counterKete jave4738
mod_vvisit_counterTe gjitha8024528

Vllaznia mundet me rezultatin e ngushtë 1-0 në Durrës nga Teuta

Shtyp pdf

Kuqeblutë nuk kanë arritur të marrin pikë në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Teuta vendase ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 në një ndeshje që duhej të kishte rezultat tjetër. Vllaznia e nisi takimin me një skemë ndryshe, pikërisht me 4-4-1-1 me të cilën trajneri Gjoka kërkonte të merrte patjetër rezultat pozitiv. Por një gabim në minutën e 15-të do t'i jepte mundësinë Çyrbjes që të shënonte golin e vetëm të ndeshjes. Shkodranët në fakt kanë rastet e tyre dhe në minutën e 20-të mund të kishin barazuar me anë të Çinarit por topi i gjuajtur prej tij përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Edhe në minutën e 48-të Atsina ka patur mundësinë që të shënojë por gjuan mbi traversë. Sidomos në pjesën e dytë presioni i skuadrës tonë në kërkim të golit të barazimit është rritur por pa u konkretizuar dot me golin e shumëpritur. Përfundimisht 1-0 për Teutën ndërkohë që Vllaznisë tashmë i duhet të mendojë për sfidën e ardhshme me Lushnjën që do të luhet të mërkurën në orën 14.00 në stadiumin "Loro Boriçi".
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al