Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3247
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave11298
mod_vvisit_counterTe gjitha6062510

Vllaznia rigjen fitoren. Mund 2-1 Lushnjen dhe mendja tani tek Luftëtari

Shtyp pdf

Pasditen e sotme,Vllaznia ka rigjetur sërish fitoren duke mundur Lushnjen në ndeshjen e prapambetur të javës së 10-të të Superligës. Takimi i luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" ka përfunduar me fitoren 2-1 të kuqebluve të cilët e kanë dominuar atë në të gjitha drejtimet dhe duhej ta kishin fituar me shifra shumë më të thella sepse kanë patur disa raste shënimi. Përballja në mes këtyre dy skuadrave ka nisur me gol. Që në minutën e 4-të, Lika është shfaqur i lirë brenda zonës lushnjare dhe me të majtën e tij ka gjuajtur saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Një gol që ka çliruar futbollistët tanë megjithatë Lushnja ka një rast të mirë me Sefën por pret në pozicion Selimaj. Në minutën e 26-të ndërkohë, me një kundërsulm të shpejtë, Atsina i drejtohet zonës mike por brenda saj pengohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësi Kristi Marku dhe arbitri Cjapi tregon pikën e bardhë të 11-metërshit. Prej saj, Gocaj është i saktë duke dyfishuar shifrat. Deri në fundin e pjesës së parë kemi edhe 2 raste të mira për Çinarin për të shënuar por ai gabon. Në fillimin e së dytës, pikërisht në minutën e 59-të, Mone nga një goditje dënimi shënon për Lushnjen duke ngushtuar rezultatin. Vllaznia gjithsesi e rrit lojën e saj dhe krijon disa raste shënimi por Çinari fillimisht dhe Atsina më pas, humbasin raste të pafalshme. Megjithatë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit nuk ka gol tjetër dhe përfundimisht 2-1 për kuqeblutë që ngjiten tashmë në kuotën e 9 pikëve. Ky ka qenë një trepikësh me shumë vlerë në aspektin psikologjik dhe tashmë skuadra do të nisë të mendojë për sfidën e së dielës me Luftëtarin e cila është më e vështirë por patjetër që duhet fituar.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al