Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3659
mod_vvisit_counterDje8017
mod_vvisit_counterKete jave21397
mod_vvisit_counterTe gjitha7502473

Gjoka: Vetëm fitore ndaj Kamzës, nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër

Shtyp pdf

Paraditen e sotme trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka ka dalë para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp të pragndeshjeve. Në fjalët e tij, numri 1 i pankinës kuqeblu ka shprehur bindjen e plotë se skuadra do të luajë vetëm për fitore nesër ndaj Kamzës sepse nuk ka rrugëdalje tjetër përveç marrjes së këtij rezultati pozitiv.

Ja përgjigjet e pyetjeve të bëra:

Vllaznia ka haruar tanimë Kupën për tu fokusar tërësisht tek kampionati?

Me krijimin e kësaj skuadre Kupa për ekipin e Vllaznisë ka qenë një domosdoshmëri. Kjo për shumë arsye pasi kjo Vllaznia që u krijua u mendonte që të shkonte shumë larg. Pavarësisht se për mendimin tim kjo skuadër ka rezultuar me shumë problem. Ndeshja me Tiranën për Kupë sidomos për tifozërinë e Shkodrës kishte specifikat e saj, ku kërkohet më tepër për të ecur më përpara në Kupë. Ne u munduam që të bënim gjithçka dhe t'u kualifikonim, por edhe të fokusoheshim tek kampionati ku do të përqendroheshim më shumë. Për mendimin tim, Vllaznia se ka stofin në këtë sezon që të luftonim në dy krahët. Nuk e them për të justifikuar punën time, por mund të them se kjo skuadër kaq e ka mundësinë. Ne duhet të bëjmë maksimumin në këtë takime të mbetura të kësaj pjese të parë të sezon dhe urgjentisht të futemi në merkato.

Profesor, si është situata në skuadër në prag të ndeshjes me Kamzën?

Sigurisht që pas eleminimit në Kupë, ku mendoj se u munduam të bënin gjithçka për gjithçka por nuk ia arritëm dot. Gjithsesi them që tani duhet të shikojmë këtu ku vështirësia është gjithmonë e më e madhe. Ku do të ndeshemi me një skuadër si Kamza që është surpriza e sezonit aktual.

Shumë probleme ndaj Tiranës me formacionin. Do të ketë sërish problem me të edhe në këtë takim me Kamzën?

është moment I vështirë I skuadrës. Dëmtime që janë në pikat më të dobëta të skuadrës në mbrojtje dhe në sulm. Por kthehet Marku nga ai dëmtim I rëndë që pati me Flamurtarin, por them se edhe Bardulla është drejt rikuperimit. Mund të them se tashme kjo pjesë e parë e sezonit është mbyllur për Edon Hasanin për një dëmtim në pulp që e ka të një shkalle të rëndë.

Mendoni se do ta keni të vështirë për trepikëshin në këtë përballje?

Sigurisht që është një skuadër e frikshme. Ka një bosht lojtarësh me përvojë që nga portieri  e deri tek sulmuesi I fundit. Lojtarë me ekperiencë në futbollin shqiptar, por kjo nuk na bën që të mos kërkojmë vetëm maksimumin. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç se të bëjmë atë që bëmë ndaj Tiranës. Madje të tregojmë më shumë agresivitet më shumë grintë pasi jemi në një moment që na duhet më shumë se kurrë tre pikëshi.

Kanë filluar që të përflitet ndonjë emër për merkaton,ju dhe drejtuesit keni nisur projktet tuaja në këtë drejtim?

Unë mendoj se nuk ka rëndësi që çfarë shkruhet nëpër gazeta. E rëndësishme është që Vllaznia të ndërhyjë në pikat që I duhen për të bërë të mundur që të luftojmë fort për të kaluar antikapin e mbijetesës në supërligë. Kjo është shumë e rëndësioshme për Vllazninë kjo është e domosdoshme për këtë skuadër. Ne jemi në këto kushte, kjo është skuadra dhe kjo skuadër kërkon përforcime dhe përforcime urgjente. Sa të rëndësishëm janë emrat kjo dihet. Shikoj shumë emra në portale që dalin apo edhe në gazeta. Të gjithëve do të na pëlqenin që një pjesë prej tyre t'i kishim, por do të shikojmë sa është e mundur. Të bëjmë një merkato të qetë dhe të marrim më të mirën e mundshme që në fund Vllaznia të dalë nga ky problem që momentalisht ndodhet.

A keni mbështetjen e drejtuesve të klubit apo edhe të kryebashkiakes për këtë merkato?

Unë mendoj që të gjithë sëbashku duke patur parasysh që nga kryebashkiakia e deri tek ju dhe tifozët jeni të bindur se kjo skuadër ka nevojë për merkato. E dini më mirë se mua edhe pikat që ku duhet ndërhyrë në merkato. Unë e thashë dhe jo rastësisht se kjo skuadër do merkato, do lojtarë cilësorë dhe po ashtu lojtarë me ekperiencë. Vllaznia po noton tash pesë vite në ujrat e turbullta të rënies nga kategori. Pavarësisht talenteve që ka në skuadër ekipi ka nevojë edhe për eksperiencën. Prandaj ne duhet të ndërthurim talentet me lojtarët me ekperiencë. Kryetarja e bashkisë më ka dhënë fjalën se do ta ndihmojë skuadrën për ta riformuar atë. Unë kam besim plotë tek kryetarja e bashkisë që do të më ndihmojë. Nëse nuk më ndihmon atëherë pse unë të jem akoma trajner I Vllaznisë. Shumë mirë mund ta bëj një kolegu im shkodran që mendon se mund ta çojë më lart.

Mund të thuhet se që nesër do të nis kthesa e Vllaznisë?

Ne duhet që të bëjmë kthesë pasi jemi shumë shumë keq. Na duhet që të kacavirremi që të dalim nga humnera sepse jemi buzë humnere.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al