Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3656
mod_vvisit_counterDje8017
mod_vvisit_counterKete jave21394
mod_vvisit_counterTe gjitha7502470

Vllaznia rigjen fitoren edhe në kampionat. Mund 3-2 Kamzën

Shtyp pdf

Kuqeblutë rikthehen tek fitorja. Pasditen e sotme ajo ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj suprizës së këtij kampionati, ekipit të Kamzës. Ka qenë një ndeshje e cila mund edhe të ishte zgjidhur më lehtësisht nga skuadra jonë por ajo ka rrezikuar jo pak deri në fund. Takimi ka nisur edhe këtë herë me gol. Që në minutat e para ka qenë sulmuesi Ribaj që do të zhbllokonte rezultarin. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-0. Në minutën e dytë të pjesës së dytë, Çinari me një goditje shumë të bukur me kokë, shënon golin e dytë. Duket se Vllaznia do të marrë frymë tashmë e qetë por vetëm tre minuta më vonë është Plaku që ngushton shifrat. Madje ky futbollist ka të drejtën të ekzekutojë edhe një 11-metërsh të dhënë në favorin e skuadrës së tij por ai gjuan jashtë. Kuqeblutë ndërkohë nuk heqin dorë nga objektivi për ta fituar me çdo kusht këtë ndeshje. Pas një aksioni të shpejtë dhe model, kapiteni Lika pason saktë për tek Kalaja që e dërgon topin në rrjetë. Sërish krijohet ideja se ndeshja do mbyllej këtu por Imeri ka shkurtuar sërish shifrat duke shënuar për Kamzën. Minutat e mbetura deri në fund nuk do të dhurojnë gol tjetër dhe për rrjedhojë, Vllaznia fiton 3-2 duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve në renditje.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al