Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1151
mod_vvisit_counterDje7619
mod_vvisit_counterKete jave36607
mod_vvisit_counterTe gjitha7264356

Gjoka: Unë kam besim se skuadra do të dijë të reagojë

Shtyp pdf

Sfida e nesërme me Skënderbeun konsiderohet edhe më e vështirë se ajo e kaluara me Kukësin por në kampin shkodran ka besim se mund t'ia dalin për të marrë një rezultat pozitiv. I këtij mendimi është shprehur trajneri Ernest Gjoka në konferencën e sotme për shtyp teksa i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve:

Profesor si ka qenë situate e ekipit gjatë kësaj jave?

Për hirë të sëvërtetës ka qenë një javë e vështirëme shumë komente me shumë zurmë dhe me të drejtë sepse ndoshta u priste jatzakonisht shumë gjithsesi mendoj se kaluam një ndeshje të vështirë shumë. Nuk arritëm që të merrnim as minimumin në këtë ndeshje. Jëemi munduar ta mbajmë skudrën sa më hermetike larg zhurmë dhe komenteve që kanë qenë këtë javë për shumë situate të ndryshme në drejtim të skuadrës. Po përgatitemi për nëj takim edhe më të vështirë, por unë kam besim se forca e skuadrës do të vijë e duke u rritur.

Pas Kukësit një tjetër skuadër teje e vështirë këtë të djelë me udhëheqësit e kampionatit ekipin e Skënderbeut….


Padyshim që ne e kishim të qartë se dy ndeshjet e kësaj faze të dytë do të ishin të vështira për ne. Jena me dy skaudrat më të forta të kampionatit. Të dyja neshje shumë të forta. Në të parën nuk arritëm që të marrim diçka positive. Tek e dyta shpresoj që të japim më të mirën dhe të marrim diçka positive. Janë dy ndeshje me ekipet më të mira të futbollit shqiptarë.

Edhe barazimi do të jetë diçka positive?

Ne nuk duhet të kalojmë më tek humbja. Kjo është shumë positive. Ne duhet që të rritemi të largojmë presionin që të largojmë shuëm zurmë që ka rreth skuadrës.

Keni mungesa edhe per këtë ndeshje, sa ju shqetëson kjo?


Natyrisht që gjëja e parë që shqetëson në futboll është skema. Sigurisht që mungesa kemi sërisht kemi mungesën e Orelesit, që plotësoj numrin katër të kartonave. Kemi të sëmurë me grip Vucajn me grip I cili mund të jetë në stol dhe natyrisht edhe mungesën e Gocajt.

Mendoni se aleancat në kampionati rezikojnë më shumë edhe situatën e Vllaznisë?

Aleancat. Flitet për aleanca. Unë nuk e di kush janë aleancat. Ne duhet të shikojmë punën tonë dhe të arrijmë tek fitorja. Nëse do të ketë aleanca atëherë koha do të tregoj. Natyrisht që aleancat prishin punë. Ne deritani nuk kemi parë ndonjë aleancë.

Gjatë kësaj jave keni patur edhe kontakte me kryebashkiaken Ademi. Si e ka përjetuar skuadra këtë ngrohjtësi që I ka dhënë skuadrës?

Unë e kam thënë edhe në fillim. Kjo javë ka qenë shumë e zhurmshme jovetëm nga rezultati me Kukësin por edhe shumë gjërave që ju I dini edhe më mirë se unë. Prandaj jovetëm ajo por edhe të tjerë drejtues të bashkisë kanë qenë pranë nesh për të hequr sado pak zhurmën dhe stresin që ka pranë skaudrës. Për hirë të së vërtetës skudrës është nën presionin e kësaj zhurme, që është abozuar për gjithçka. Sigurisht që rezultatet duhen, por nuk është hera e parë që Vllaznia është në këtë situatë, por mesa duket nuk “mban më ujë pilafi” dhe gjithë kjo zhurmë nuk I bën mirë skuadrës. Për këtë presidentja po rrinë afër nesh në këto momente sado pak për të qetësu gjërat. Ne e falenderojmë pasi në momente të tilla duhet të jemi të gjithë bashkë. Nëse nuk do të jemi të gjithë sëbashku nuk do të jetë mirë për Vllazninë.

Drejtori I akademisë Vllaznia, Alban Hasani në mbledhej e asamblesë së klubit ka theksuar se ka një zero bashkpunim përsa I përket anës teknike me akademinë Vllaznia. Cila është përgjigjia juaj?

Unë kam një bashkpunim me Albanin nuk e di se ka zero bashkpunim. Nuk ka një skuadër në supërligën Shqiptare që ka 100% lojtarë të produktit të vet është Vllaznia. Po të shikoni Korçën që është një nga skuadrat më të mira të siperligës nuk ka aspaka ndonjë produkt të vetin. Këtë mund të them edhe për Kukësin apo edhe Partizanin. Ndërsa Vllazia ka një product të jashtzakonshëm kjo është Vllaznia. Por ndoshta kjo është se këto drejtues kërkojnë që ti bëjnë sa më shpejt këtë futbollist dhe për të mbajtur një barrë kaq të madhe janë shumë të rinjë. Një skuadër që ka 70 % product të sajin dhe këtu nuk ka fjalë për të thënë se ska bashkpunim. Për hirë të akdemsië së vet duke I marrë shumë të rinjë këto lojtarë dhe duke I future në ekip të parë nuk arrijnë që të mbajnë peshën. Pas një apo dy vitesh këto do të rriten dhe do të jenë në gjendje për të përballuar kampionatin tonë. Të gjithë emrat e lojtarë të rinjë janë product I kësaj akademie. Albani ka të drejtë se janë product I kësaj akademie pasi këtu punohet. Por unë mendoj përsonalisht se Vllaznia luan me produktin e vet. Unë smund të marr sot një 17 vjeçarë të luaj me ekipin e parë. Çinari ka disa vite që luan këtu, apo po ashtu Krymi, Kalaja, po ashtu Pjeshka, Gurishta këto janë academia. Unë I shikoj si lojtarë të prespektivës dhe përsa I përket edhe menaxhimit të tyre. Këto janë lojtarë që kanë një farë ekperience. Por edhe të rinjtë e tjerë janë afër ekipit të parë. Unë I jap të drejtë Hasanit që këmbngul.

Po përsa I përket publikimit të rrogave, cili është mendimi juaj?

Për mendimin tim është gabimi më I madh, është rast unikal në futbollin botëror që u bë kësaj rradhe. Ai e ka nxjerrë këtë listë uroj që të mos jetë I botës së futbollit. Në asnjë vend të botës nuk është nxjerrë rroga e një futbllisti. Një futbollit ulet me drejtes të një klubi diskuton për rrogën. Është një marrdhënie mes dy palëve. Nuk ka pse njëri të di rrogën e tjetrit. Kjo nuk është normale. Unë mendoj se këtu përsëri po bëhet një punë jo e mirë për të futut problemet mes lojtarëve. Nuk k apse unë të di rrogën e një lojtari që është në stol apo që sot nuk luan në formacion. Këto janë gjëra keqadashëse,. Ky është një rast unikal. Ne nuk jemi OJQ për të dhën nëj tender apo një produkt, pasi 70-80e tyre futen në xhep dhe 20 % hidhet aty ku duhet. Nuk është diçka profesionale. Të gjithë kontratat janë përsonale dhe është private. Sot nuk të jep askush kot rrogën.

Tifozët ju kanë mbështetur ndaj Kukësit, mendoni se mund ti keni sërisht ët djelën ndaj Korçës?

Është e vetmja gjë që ka keqardhje. Pasi nuk po arrijë që ti jap dot një kënaqësi këtyre njerëzve. Ato kanë njëfarë të drejte për të na vënë ne me shpatulla për muri. Janë ato që na mbështesin në stadium dhe janë ato që ne nuk po arrijmë dot që të japim një ekujlibër dhe ti ngrohim me lojën tonë. Megjithatë unë oroj dhe besoj që do ti kemi në stadium. Unë këmbngul se ne do ta çojmë përpara këtë skuadër. Nuk ishte se ky grup e gjeti skuadrën në vend të parë dhe tani e ka çuar në vend të parafundit. Ju lutem të gjithëve të na mbeshtesin dhe unë besoj se ai që punon dhe djersit shumë do të marin frytet e kësaj djerse. Ne do ti japim kënaqësi. Unë do të kërkoja nga të gjithë durim dhe vetëm durim. Edhe kur mbidhet fusha hidhet njëherë farad he pas disa kohësh bëhet për korrje. Kërkoj vetëm mbështetje e durim.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al