Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 21 49
2 FL 21 36
3 KU 21 35
4 KA 21 32
5 LA 21 30
6 LU 21 28
7 PA 21 28
8 VL 21 22
9 TE 21 18
10 LU 21 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot198
mod_vvisit_counterDje8696
mod_vvisit_counterKete jave8894
mod_vvisit_counterTe gjitha6604650

Vllaznia në analizë. Të gjithë marrin përgjegjësitë dhe premtojnë kthesën

Shtyp pdf

Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës duke nisur kësisoj edhe përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Lushnjën. Përpara fillimit të saj, ndërkohë është zhvilluar edhe analiza e ndeshjes së kaluar me Skënderbeun. Në këtë analizë përveç stafit dhe futbollistëve ka marrë pjesë edhe administratori i klubit, z. Astrit Gjyrezi. Në 60 minutat që ka zgjatur kjo analizë, më shumë ka folur administratori i cili u ka shpjeguar edhe njëherë futbollistëve situatën në të cilën ndodhet skuadra dhe ka kërkuar prej tyre të marrë vesh arsyet që çuan në këto dy humbje në dy ndeshjet e para të këtij viti. Pas tij, e kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit kapiteni Lika, Vucaj, Sukaj, Malota, Kalaja e Marku të cilët kanë bërë autokritikë për këto rezultate por nga ana tjetër, kanë theksuar se e gjitha kjo që po ndodh është vetëm psikologjike sepse skuadra në stërvitje është shumë mirë dhe do të mjaftojë një fitore për të dalë nga kjo situatë. Në fund ka marrë fjalën edhe trajneri Gjoka i cili pikësëpari ka dashur të marrë mbi vete gjithë përgjegjësinë e gjithë kësaj situate të krijuar por ndërkohë u ka kërkuar futbollistëve reagim që në ndeshjen e rradhës me Lushnjën e cila në vetvete duhet menduar si një finale sepse tashmë nuk lejohen më gabimet. Pas kësaj analize, ekipi ka vijuar me stërvitjen dhe gjendja e ekipit duket e mirë teksa tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë për sfidën e së shtunës.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al