Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 2 6
2 DI 2 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot10579
mod_vvisit_counterDje11324
mod_vvisit_counterKete jave57446
mod_vvisit_counterTe gjitha8397706

Java e 15-të e moshave, ekipet e Akademisë Vllaznia dy fitore ndaj atyre të AAS-së

Shtyp pdf

Java e 15-të e kampionateve kombëtare të moshave në futboll ka dhuruar sfidat derbi në mes dy ekipeve shkodrane, pikërisht të Akademisë Vllaznia dhe atyre të Akademisë Ajaks. Ndeshjet sidomos ajo e 19 vjeçarëve, kanë patur shumë rivalitet por në fund kanë triumfuar natyrshëm ekipet e Vllaznisë që kanë element më cilësor në rradhët e tyre. “Derbi” shkodran i 19 vjeçarëve është fituar nga kuqeblutë me rezultatin 2-0. Protagonisti kryesor i këtij suksesi ka qenë sulmuesi i tyre Kamelio Palushani që ka shënuar të dy golat e takimit.

Duhet thënë se ka qenë një ndeshje vërtetë “derbi”. E luftuar në maksimum, me dëshirë të lartë për fitore prej secilit ekip dhe padyshim edhe me raste shënimi në të dy portat. Pjesa e parë nuk ka dhuruar gol. Në të dytën, ka qenë Palushani ai që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 55-të dhe pas këtij goli ka qenë ekipi i Ajaksit që ka shtuar presionin duke kërkuar me ngulm golin e barazimit. Por nuk ia ka dalë dhe në minutën e fundit, ka qenë Palushani që ka shënuar sërish duke mbyllur ndeshjen. Përfundimisht 2-0 për Vllaznia U-19 që vazhdon të mbajë vendin e tretë në renditje pas javës së 15-të të kampionatit.

Ndërkohë në ndeshjen e 17 vjeçarëve, futbollistët e Vllaznisë kanë bërë detyrën duke fituar ndeshjen e rradhës dhe duke ruajtur kryesimin e tabelës së renditjes edhe pas javës së 15-të të kampionatit. Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Olsi Mali ai që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 37-të duke bërë që Vllaznia të shkonte në pushimin e ndeshjes me avantazhin e një goli. Ndërkohë, në fillimin e së dytës, do të ishte futbollisti Sindrit Barbullushi ai që do të dyfishonte shifrat. Ndërsa Samuel Asllani do të shënonte dhe golin e tretë në minutën e 74-të duke plotësuar kësisoj fitoren e ekipit të tij në shifrat 3-0.

Me këtë fitore Vllaznia U-17 vazhdon të ruajë vendin e parë në renditje tashmë në kuotën e 37 pikëve, një më shumë se Tirana e vendit të dytë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al