Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5021
mod_vvisit_counterDje7237
mod_vvisit_counterKete jave52960
mod_vvisit_counterTe gjitha7534036

Gjoka: Kamza kundërshtar shumë i vështirë por unë besoj tek skuadra ime

Shtyp pdf

Skuadra kuqeblu i ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën e rradhës dhe tashmë objektivi është i qartë, për të tentuar marrjen e pikëve në ndeshjen e rradhës ndaj Kamzës. Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka në konferencën e shtypit të pragndeshjes, e ka konsideruar këtë sfidë shumë të vështirë megjithatë ai ka shprehur bindjen se skuadra do të sillet ashtu si duhet në fushën e lojës për të kërkuar rezultatin e nevojshëm që do t'i sillte asaj më shumë qetësi për vazhdimin e kampionatit. Ja si i është përgjigjur ai pyetjeve të gazetarëve:
-Profesor, keni kerkuar qetesi nga skuadra keto dite. E nevojshme nje qetesi e tille ne kete pragndeshje?
-Kam kërkuar qetësi nga skuadra sepse në rradhë të parë kjo është profesionale. Pastaj, pas ndeshjes që kaluam me sukses duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm sepse kemi hyrë në një fazë të kampionatit ku tashmë nuk lejohen gabimet.Prandaj duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi për ndeshjen e rradhës që kemi këtë javë dhe që është akoma më e vështirë se ajo që kaluam.
-Që nga ndeshja me Lushnjën janë konsideruar finale të gjitha ndeshjet për Vllazninë. E tillë do të jetë edhe kjo ndaj Kamzës?
-E kemi thënë edhe më përpara, jemi të dënuar që të kemi çdo ndeshje finale. Prandaj edhe kjo javë është një tjetër përballje e vështirë, një tjetër përpjekje, një tjetër sakrificë, në të cilën duhet patjetër të bëjmë një hap pozitiv.
-Pas Flamurtarit duket se ka ndryshuar diçka për mirë tek Vllaznia, apo jo?
-Po mundohemi që çdo ditë të bëjmë diçka të mirë por kampionati është shumë i egër dhe shumë i fortë dhe në qoftë se nuk jemi seriozë e të vëmendshëm, mund të kthehemi sërish mbrapsht, aty ku ishim.Prandaj duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në çdo ndeshje që kemi përpara.
-Keni frikë nga euforia e skuadrës pas fitores së fundit?
-Nuk është çështje euforie, është çështje sigurie dhe çështje profesionale sepse Vllaznia ka lënë shumë pikë rrugës dhe tashmë duhet të fillojmë të mbledhim sa më shumë pikë për të mbushur atë gropë të madhe që është krijuar para disa kohësh.Pra them që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe seriozë. Nuk ka çështje euforie.
-Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet por kjo ndaj Kamzës duket shumë përcaktuese mesa duket...
-Çdo ndeshje që kemi kaluar deri më sot ka qenë një pikë kyçe, prandaj edhe Kamza është e tillë sepse pas çdo ndeshje pozitive, vjen një tjetër akoma edhe më e vështirë.Dhe nëse nuk arrijmë ta kalojmë me pozitivitet edhe këtë ndeshje, mbesim prapë në vend-numëro. Kjo është ajo që na shqetëson prandaj themi se çdo ndeshje është finale.Kjo në Kamëz është një finale tjetër sepse, e para, një rezultat pozitiv i joni do të na jepte mundësinë të krijojmë sa më shumë shkëputje nga prapa.Dhe e dyta, të afrohemi sa më shumë me kundërshtarin që kemi më lart në renditje.
-Nëse fitoni në Kamëz, mund të mendojë Vllaznia për më shumë përveç mbijetesës?
-Problemi shumë i madh për ne është të sigurojmë mbijetësën për momentin. Duhet të jemi seriozë dhe t'i marrim me rradhë gjërat. Për Vllazninë ky është objektivi aktual.
-Formacioni duket i plotë për këtë ndeshje, diçka pozitive kjo për ju si trajner?
-Formacioni është i plotë por jemi në një moment kur shumë lojtarë të Vllaznisë janë në gjendje optimale dhe në fakt kam edhe një keqardhje në këtë mes por përzgjedhja është për 11 lojtarë.Dikujt i bie që të jetë edhe në stol por duhet të jenë të gatshëm në çdo moment sepse Vllaznia do të ketë nevojë për secilin prej tyre.
-E fundit, trepikëshi do të ishte diçka shumë e mirë për Vllazninë, por a do të jeni të kënaqur edhe me një barazim?
-Vetëm humbjen nuk duhet të mendojmë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë racionalë, shumë seriozë, shumë guximtarë që të mos dalim pa diçka nga fusha e Kamzës.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al