Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1657
mod_vvisit_counterDje14547
mod_vvisit_counterKete jave73881
mod_vvisit_counterTe gjitha8414141

Gjoka: Vllaznia beson tek fitorja edhe ndaj Skënderbeut

Shtyp pdf

Pavarësisht mungesave, Vllaznia beson tek fitorja në ndeshjen e rradhës ndaj Skënderbeut. Trajneri Ernest Gjoka në prononcimin e tij për mediat një ditë para kësaj sfide, shpreh vendosmërinë për të bërë më të mirën ndaj kundërshtarit, natyrisht duke shfrytëzuar edhe momentin jo të mirë që ai po kalon sidomos nga ana psikologjike pas dënimit të fundit nga UEFA. Ja përgjigjet e plota të pyetjeve të bëra teknikut kuqeblu në këtë pragndeshje:
-Profesor, si duket situata në skuadër në këtë pragndeshje? -Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Është edhe në një moment shumë të vështirë për ne duke pasë parasysh momentin ku ndodhemi dhe mungesat që kemi, të gjitha këto krijojnë një vështirësi shumë të madhe. Gjithësesi, ne jemi të dënuar të bëjmë maksimumin, dhe duhet patjetër që në fushën tonë të rikuperojmë pikët e lëna gjatë rrugës të kampionati kaq të vështirë dhe të gjatë.

-Kjo është e vertete, tre lojtarët kryesorë të mbroijtjes i kemi mangut, dy I kemi me të verdha dhe plus Malotën që tashmë ka atë problemin e tij familjar. Kjo na shqetëson shumë, sepse sapo kishim krijuar një mbrojtje solide dhe një siguri tek kjo mbrojtje, por futbolli kështu është, jemi të detyruar të rregullojmë gjërat dhe mendojmë që me futbollistët që do të marrin pjesë dhe do të bëjmë rotacionin, themi që do të japin  maksimumin e tyre, sepse të gjithë sot në skuadren e Vllaznisë janë të përgjegjshëm për situaten dhe përgjegjësinë që kemi për të ecur para.

-Sigurisht që edhe ky është problem i madh, prandaj unë e thashë dhe e kam thënë gjatë të gjithë kohës që ne me ardhjet e reja ndryshuam pak fytyren e skuadres. Sigurisht që ardhjet e reja nuk ishin me shumicë, por ishin katër, në pikat tona më delikate, por gjithsesi tashmë kemi edhe Xhevahirin që është pjesë dhe përbërëse kryesore, jo vetem si lojtar në fushë, por edhe si personazh dhe lojtar me personalitet që na duhet me patjetër në fushën e lojës për të dhënë maksimumin dhe motivimin e tij në skuadër.

-Është problem, sepse katër mungesa janë shumë të rëndësishme, jo për ne si Vllazni që jemi ekip i brishtë dhe katër mungesa të vënë në siklet, por për çdo skuadër mungesa të tilla të kthejnë në një moment të vështirë dhe moment ngërçi. Pretendoj që, jo gjithmonë cilësia, cilësia mund të bëjë diferencen në futboll, por pretendoj që në momente kyçe është shpirti i garës, dinjiteti, personaliteti dhe vështirësia që ndodhemi që mund të fitohet ndeshja. Prandaj, unë pretendoj që ky grup futbollistësh, nga i pari deri tek i fundit, e dinë se ku jemi, e dine se çfar përgjegjësi të madhe kemi marrë përpara qytetit të Shkodrës. Kështu që pretendoj që përpara cilësisë së Skenderbeut të vëmë egoizmin tonë, personalitetin dhe dinjitetin për të ece përpara, sepse jemi seriozisht në një pikë kritike që na duhet me patjetër fitorja.

-Besimi është i madh, përgjegjësia është e madhe, të gjitha gjërat janë të qarta, kështu që ne mendojmë që neser do të jemi shumë agresive, dhe shpresojmë të kemi edhe fat për të ardhë aty ku dëshirojmë ne.

-Sigurisht që Skenderbeu është munduar të bëjë detyrën gjatë të gjithë kësaj kohe dhe jo rastësisht është këtu ku është, jo rastësisht ka “vrarë” kampionatin sepse është një nga skuadrat më të mira për momentin, por unë mendoj dhe uroj që ta gjejmë në një moment jo të mirë, siç ishte përpara dy javësh në transferte. Shpresoj të jenë të kënaqur me pozicionin që kanë, me pikët që kanë, kështu që themi që t’i gjejmë në “gjumë”.

-Para se të dalim tek situata që është Vllaznia, apo Teuta, unë mendoj si një njeri i botes së sportit, si një njeri i futbollit profesionist të kësaj fushe, mendoj se është një dëm i madh që i bëhet futbollit shqiptar. është një dëm i madh që i bëhet qytetit të Korçës, por edhe skuadrës së Skenderbeut, sepse për hir të së vertetes, duhet ta pranojmë që Skenderbeu gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë skuadër profesioniste. Ka qënë një skuadër që ka bërë futboll ashtu siç bëhet sot në Europë dhe do të jetë një dëm shumë i madh dhe një njollë shumë e madhe  në qoftë se se kjo do të jetë e vertete. Dhe, nëqoftëse kjo do të konkretizohet me fajin e Skenderbeut. Gjithësesi, mendoj se ne duhet të vazhdojmë përpara, duhet të kemi parasysh, po flasim si Vllazni që të mos ta mbajmë mendjen tek ky dënim i Skenderbeut, sepse nga ana ligjore ka shumë hallka dhe ndoshta mba CAS-it, mund të ndryshojë edhe dënimi i UEFA-s dhe Skenderbeu mund të dalë i pafajshëm. Kështu, kjo nuk do të thotë për ne që kemi shpëtu, apo ne do të “kënaqemi” për këtë dënim që mori Skenderbeu. Por gjithsesi është një moment shumë kritik, sepse duam, apo nuk duam ne, tashmë mendja është në dy vende, për të bërë maksikumin dhe për të ece përpara, por edhe duke parë se çfar do të ndodhë me Skenderbeun.

-Unë e kam thënë dhe vazhdoj të këmbëngulë që Vllaznia nuk duhet  të gëzohet për asnjë sekond deri në maj kur të arrije objektivin. Sepse kjo garë që kemi ne, me skuadrat dhe kundërshtarin që kemi poshtë për momentin që është Teuta, një kundërshtar shumë i fortë dhe shumë i rrezikshëm, por edhe kundërshtarët që kemi lart që janë shumë përpara nesh, do të jetë një garë që do të na mbajë në ankth deri në fund. Dhe, ky është një rrezik konstant, që ndoshta ka edhe të miren e vete sepse do të na mbajë të motivuar dhe me përgjegjësi deri në fund të garës.

-Unë mendoj që ne duhet t’I fitojmë të gjithë ndeshjet që janë brenda, sepse nuk bëjmë këtë punë, dhe në qoftë se përveçse fitoreve brenda të marrim edhe rezultate pozitive jashtë, ne jemi të rrezikuarit kryesorë.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al