Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4095
mod_vvisit_counterDje7091
mod_vvisit_counterKete jave4095
mod_vvisit_counterTe gjitha7290634

"Vllaznia B" ndëshkohet sërish nga arbitrat. Humbet 1-3 në Kavajë

Shtyp pdf

“Vllaznia B” nuk ka arritur të marrë pikë në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të zhvilluar në Kavajë ndaj Besës. Vendasit kanë fituar me rezultatin 3-1 dhe padyshim që kjo humbje e rikthen sërish ekipin shkodran në vorbullën e rënies nga kategoria. Sfida ndaj Besës ishte vlerësuar maksimalisht nga kuqeblutë e trajnerit Kraja sepse edhe një barazim në këtë ballafaqim, do të thoshtë shumë për ta. Ndeshja në fakt nisi mirë për ta por në minutën e 18-të do të dilte në skenë arbitri Kreshnik Cjapi. Ai ka akorduar një 11-metërsh të paqenë për kavajasit ndonëse portieri shkodran nuk e ka prekur fare sulmuesin kundërshtar. Kaq ka mjaftuar që Mihani të shënonte nga pika e bardhë dhe Besa të kalonte në avantazh. Një gol i pësuar në një mënyrë të tillë, ka lënë pasoja tek shkodranët që e kanë patur të vështirë të reagojnë. Madje në minutën e fundit të pjesës së parë, mbrojtësi Isufi do të shënonte autogol në portën e tij duke i çuar shifrat në 2-0 për kavajasit. Në fillimin e pjesës së dytë do të vinte edhe goli i tretë për ta, shënuar nga Thaçi dhe këtu ndeshja u duk se mori fund. Ndonëse Hallunaj ka shënuar golin e ngushëllimit për Vllazninë B, ai nuk ka shërbyer për asgjë sepse fati i ndeshjes tashmë ishte përcaktuar. Përfundimisht 3-1 për Besën që ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 22 pikëve ndërsa Vllaznia B mbetet në vendin e nëntë në renditje me 18 pikë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al