Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4120
mod_vvisit_counterDje7091
mod_vvisit_counterKete jave4120
mod_vvisit_counterTe gjitha7290659

Ekipet e Akademisë Vllaznia dy fitore në javën e 23-të të kampionatit

Shtyp pdf

Ditën e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" janë luajtur ndeshjet e javës së 23-të të kampionatit kombëtar të futbollit për moshat U-19  dhe U-17. Të dy ekipet e Akademisë Vllaznia kanë fituar me të njëjtin rezultat, 2-0, respektivisht ndaj Tiranës dhe Laçit.  Sa i takon ndeshjes së 19 vjeçarëve, djemtë shkodranë kanë luajtur më mirë dhe për rrjedhojë e kanë dominuar ndeshjen duke e fituar atë në fund me rezultatin 2-0. Kuqeblutë kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje. Në të parën ka qenë sulmuesi Ildi Gruda ai që e ka dërguar topin në rrjetën e portës bardheblu, pikërisht në '19. Ndërkohë, në pjesën e dytë, ata kanë fituar një 11-metërsh në minutën e 56-të të cilin e ka kthyer në gol kapiteni Arsaed Rahova. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 vazhdon kryesimin e renditjes, tashmë në kuotën e 56-pikëve. Kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundim të fazës së tretë të kampionatit, shkodranët kanë 6 pikë më shumë se Shkëndia e vendit të dytë dhe tetë pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë. Me këtë ecuri, padyshim që play off-i duket i sigurtë për ekipin shkodran por objektivi padyshim që nuk është ky, por fitimi i titullit kampion.
Ndërkohë në ndeshjen e 17 vjeçarëve, djemtë e drejtuar nga trajneri Zhejani kanë fituar 2-0 ndaj Laçit teksa kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje. Fillimisht, me anë të Markut në pjesën e parë ndërkohë që Barbullushi ka shënuar në '71 golin e dytë dhe të fundit të kësaj ndeshje.
Me këtë fitore, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 54 pikëve, sërish tre pikë larg Tiranës së vendit të parë.
Ndërkohë, ekipi shkodran e ka thelluar në 11 pikë distancën me Kukësin e vendit të tretë dhe në këtë mënyrë, play off-i duket se është i sigurtë për të. Në katër ndeshjet e mbetura deri në fund të fazës së tretë, kuqebluve u mjaftojnë edhe vetëm dy pikë.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al