Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4140
mod_vvisit_counterDje7091
mod_vvisit_counterKete jave4140
mod_vvisit_counterTe gjitha7290679

vllaznia merr një trepikësh me shumë vlerë ndaj Laçit

Shtyp pdf

Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlere ndaj Laçit.Ne fund te takimit te luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte vulosur rezultati 1-0 per kuqeblute qe me kete trepikesh permiresonne diçka ne tabelen e renditjes megjithate do t’u duhen edhe disa pike te tjera per te shpetuar.Ndeshja ka nisur me gol per Vllaznine. Ne minuten e 5-te Vucaj nis nje top te bukur per Liken qe brenda zone gjuan ne drejtim te portes, ai perplaset ne traverse dhe kthehet serish ne loje. Lika gjuan serish drejt portes dhe kete here topi ndalet ne duart e Sefgjinajt qe eshte i vendosur mbi vijen fatale te portes. Arbitri Kola prane aksionit akordon 11-metersh per Vllaznine dhe karton te kuq per Sefgjinaj.Nga pika e bardhe, Sukaj eshte i sakte duke derguar topin ne rrjete.Avantazhi i shpejte dhe per me teper edhe epersia numerike, beri qe Vllaznia ta komandonte vazhdimin e lojes.Edhe rastet nuk i kane munguar teksa Sukaj, Vucaj e Çinari tentojne golin e dyte.Madje ne minuten e 34-te Sukaj godet edhe shtyllen pingule por pa e derguar dot topin per te dyten here ne rrjete.Ne shtesen e pjeses se pare, vjen rasti i pare per Laçin teksa pas nje goditje kendi, Nika me gjuajtjen e tij eshte shume prane golit te barazimit.Pjesa e pare kesisoj do te mbyllej 1-0 per Vllaznine. E dyta nuk nis mire per vendasit te cilet ndonese me nje futbollist me shume ne fushe, nuk kane epersi ndaj kundershtarit.Megjithate rastin me te paster per gol do ta kishte Çinari I cili ne minuten e 70-te ben me te veshtiren duke e derguar topin mbi traverse. Perfundimisht 1-0 per Vllaznine.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al