Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4137
mod_vvisit_counterDje7091
mod_vvisit_counterKete jave4137
mod_vvisit_counterTe gjitha7290676

Trajneri Gjoka: Bashkë me tifozët e mundim Kamzën

Shtyp pdf

Sfida ndaj Kamzës konsiderohet shumë e rëndësishme në kampin shkodran. Ajo është një nga përballjet e cila mund të vendosë për shumë gjëra dhe prandaj tek Vllaznia e kanë vlerësuar maksimalisht. Trajneri Gjoka në prononcimin e tij për mediat në këtë pragndeshje, është shprehur: “Ndaj Kamzës është një sfidë e fortë. Edhe ndaj këtij kundërshtari është një sfidë mbijetese.

Por, ne duhet të jemi të qetë dhe ta mendojmë të marrim rezultat pozitiv. Vetëm një rezultat pozitiv mund të na jap oksigjen për tre ndeshjet e mbetura. Nuk më kënaq barazimi në këtë ndeshje me Kamzën, sepse nuk na dalin llogaritë. Pas Kamzës, kemi 3 finale tjera, me skuadrat më të mira të kampionatit.”

Por, Gjoka ka edhe një peng për barazimin e arritur me vlonjatët. “Barazimi me Flamurtarin na dhemb shumë, pasi ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë në transfertë. Ishte një ndeshje e interpretuar mirë dhe kishim ekuilibër. Gjithsesi, ajo ndeshje ka kaluar dhe kemi ndeshjen me Kamzën.” Ndërkohë, përsa i përket tifozëve, Gjoka pret mbështetjen e tyre. “Uroj që tifozët ti kemi në shkallët e stadiumit. Këtu në Shkodër tifozët i kemi zhgënjyer. Edhe kur kanë ardhur janë mërzitur, por nesër shpresoj që të na mbështesin. Të ecim përpara të gjithë bashkë. Uroj t’ia dalim edhe sivjet dhe të jetë viti i fundit që Vllaznia të jetë gjatë gjithë kohës në rrezik për të rënë nga kategoria. Kam qenë dhe jam optimist se do ia dalim edhe këtë herë sepse skuadra i ka mundësitë dhe aftësitë për ta bërë këtë gjë”.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al