Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot11097
mod_vvisit_counterDje14547
mod_vvisit_counterKete jave83321
mod_vvisit_counterTe gjitha8423581

Trajneri Lika: Duhet ta nisim kampionatin me fitore ndaj Korabit

Shtyp pdf

Optimizëm tek Vllaznia në pragndeshjen me Korabin. Trajneri Hasan lika në daljen e tij para gazetarëve një ditë para kësaj sfide, ka shprehur besimin e plotë se nisja e kampionatit do të jetë e mbarë për skuadrën e tij. Ai ka folur edhe për merkaton e zhvilluar por edhe për mbështetjen që pret nga tifozët. “Jemi gati për nisjen e kampionatit, pavarësisht se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ka pasur probleme. Ka pasur gjatë gjithë kohës bisedime me futbollistët për pjesën financiare. E gjithë skuadra është e bindur se duhet të ishin bërë këto lëvizje. Në përgjithësi jam i kënaqur me prurjet dhe rinovimet, me gjithë kohën që kemi pasur në dispozicion. Tre-katër javët e fundit është grumbulluar dhe stërvitur skuadra. Më atë që kemi pasur mundësi jemi të kënaqur dhe të gatshëm për ta përballuar me sukses sezonin. Jemi në përmirësim të vazhdueshëm, mund të bëjmë ndonjë lëvizje gjatë janarit. Po e shkruajnë të tjerët dhe po bëhet jehonë se kalendari është favorizues. Por për ne nuk është kështu, të gjitha skuadrat janë njësoj. Pavarësisht se jemi Vllaznia, duhet të jemi të gjithë të bindur se kampionati është i fortë, i vështirë dhe na duhet të impenjohemi për të arritur suksesin”- është shprehur fillimisht trajneri i skuadrës tonë. Ai më pas është ndalur edhe tek ndeshja me Korabin për të cilën ka thënë: “Çdo ndeshje do luajmë për fitore, brenda dhe jashtë. Jemi përgatitur për diçka të tillë. Duhet kuptuar se duhet dhënë maksimumi. Korabi me premio? Nuk mendoj se një skuadër nuk shkon në një ndeshje me besimin për të fituar. Nuk vijnë me mendimin e thjeshtë për të bërë një ndeshje futbolli. Çdo skuadër, pavarësisht emrit, vjen për të dhënë maksimumin. Të gjithë kërkojnë maksimumin. Kudo punohet dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Pezmatimi i tifozëve kuptohet shumë mirë. Në një ditë të vështirë janë tifozët që e çojnë skuadrën e tyre përpara. Ne jemi këtu për të punuar të gjithë së bashku për ta çuar Vllazninë përpara. Do japim maksimumin për tifozët dhe së bashku me ta ta çojmë Vllazninë në Superiore”.

© vllaznia.al    

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al