Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 3 7
2 KU 3 7
3 FL 3 6
4 TE 3 6
5 VL 3 4
6 LU 3 4
7 LA 3 3
8 KA 3 2
9 LU 3 1
10 PA 3 1

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3304
mod_vvisit_counterDje4676
mod_vvisit_counterKete jave13134
mod_vvisit_counterTe gjitha5612268

Ekipi i Vllaznisë sërish i grumbulluar në hotel “Argenti”

Shtyp pdf

Klubi Vllaznia vazhdon t’I qëndrojë shumë afër skuadrës. Përveçse me dhënien e vazhdueshme të premiove, ata po I qëndrojnë pranë edhe në plotësimin e kushteve të tjera. Kështu edhe ditën e djeshme, ndonëse ndeshja e rradhës do luhet në Shkodër, sërish ekipi është grumbulluar. Ka ndodhur kështu menjëherë pas stërvitjes së fundit, teksa 18 futbollistët e grumbulluar për ndeshjen me Laçin janë grumbulluar në hotel “Argenti” ku do qëndrojnë deri afër mesditës së sotme. Ndërkohë Olsi Gocaj është rikuperuar nga dëmtimi që ka patur por nuk do të jetë në formacion për ndeshjen e sotme me Laçin. Duket se ky është vendimi që ka marrë trajneri Agim Canaj. Prej tij në fakt nuk ka patur një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë gjë përveçse është mjaftuar me shprehjen që lojtari nuk është në 100 përqindëshin e tij më të mirë. Në rrethana të tilla, formacioni që do dalë në fushë sot pritet të jetë I njëjti që luajti të shtunën e kaluar në Lushnjë. Pra duke filluar me portierin Vujadinoviç, për të vazhduar me katërshen e mbrojtjes të përbërë nga Beqiri, Rajoviç, Sykaj dhe Semina. Para saj do jetë treshja e mesfushës e përbërë nga Belisha, Kruja dhe Tafili. Më të avancuar në rolin e gjysëmsulmuesve do jenë Hajdari dhe Shtubina ndërsa në majë të sulmit kroati Bushiç.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al