Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 16 37
2 FL 16 28
3 LA 16 27
4 KU 16 25
5 PA 16 24
6 KA 16 23
7 LU 16 19
8 VL 16 15
9 TE 16 15
10 LU 16 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3548
mod_vvisit_counterDje7912
mod_vvisit_counterKete jave35881
mod_vvisit_counterTe gjitha6322197

Vllaznia mund edhe Laçin dhe ngjitet në vend të parë deri nesër

Shtyp pdf

Tjetër fitore e Vllaznisë. Pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Laçit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Loja nuk ka filluar mirë për kuqebluve megjithatë në të parin rast që krijojnë, arrijnë të shënojnë me anë të Hajdarit në minutën e 18-të të ndeshjes. Reagon Laçi që mund të kishte barazuar me anë të Nimanit por pret Vujadinoviç. Më pas dy raste për Bushiç dhe Krujën megjithatë pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit. Në të dytën është sërish Laç dhe Krujën megjithatë pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit. Në të dytën është sërish Laçi që e nis më mirë por është Vllaznia që shënon në minutën e 58-të me anë të Bushiç me kokë. Gjërat shkojnë mirë për kuqeblutë të cilët në minutën e 85-të shënojnë edhe golin e tretë sërish me anë të këtij sulmuesi dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja përfundon 3-0 për Vllazninë. Trajneri I saj Agim Canaj në konferencën e shtypit të pasndeshjes ka vlerësuar futbollistët e tij për lojën e zhvilluar dhe mbi të gjitha për fitoren e arritur. Nga ana tjetër trajneri I Laçit Stavri Nica nuk ka pranuar të flasë por është mjaftuar me deklaratën e tij për dhënien e dorëheqjes nga drejtimi I kësaj skuadre. Në fund të ndeshjes, sërish kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka ka zbritur në dhomat e zhveshjes duke falenderuar futbollistët dhe stafin drejtues për lojën e zhvilluar dhe fitoren e arritur.E rëndësishme është që Vllaznia ka marrë një tjetër fitore dhe është ngjitur në kuotën e 10 pikëve me trepikëshin e sotëm duke qenë për të paktën 24 orë në krye të tabelës së renditjes.
www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al