Akademia Vllaznia, fiton U-19, humbet U-17 ndaj Shkëndisë së Durrësit

Shtyp

Me një fitore dhe një humbje është mbyllur java e dytë e kampionateve kombëtare të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia. Kanë fituar të rinjtë ndërsa kanë humbur paratërinjtë ndërkohë që në të dy takimet është fiksuar i njëjti rezultat: 3-1.Vllaznia U-17 ka luajtur e para sot. Ajo është ndeshur me Shkëndinë e Durrësit në transfertë dhe këtë herë ka humbur me të njëjtin rezultat që pat fituar javën e kaluar, pra 1-3. Duket e njëjta histori. Nëse javën e kaluar ishte Teuta që shënoi e para dhe pastaj Vllaznia shënoi tre herë rradhazi duke fituar, sot ka qenë e kundërta. Ka qenë skuadra shkodrane që ka shënuar e para me anë të Vecajt por më pas kanë ardhur tre gola për Shkëndinë. Mbase futbollistët kanë kaluan në vetëkënaqësi duke e menduar të fituar ndeshjen para kohe. Pas këtij takimi, është luajtur ai i 19 vjeçarëve. Këtë herë është përsëritur i njëjti rezultat por në favor të Vllaznisë. Skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani dhe Nikolin Leka ka fituar 3-1 ndaj kundërshtarit. Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga sulmuesi Elis Kabuni por vetëm tre minuta më pas kanë barazuar durrsakët e Shkëndisë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat. Në të dytën, mbrojtësi Gurishta do të fitonte një 11-metërsh që do të shndërrohej në gol nga mbrojtësi tjetër- Pjeshka. Pak minuta më vonë ka ardhur edhe goli i tretë për shkodranët sërish me sulmuesin Kabuni. Në këtë mënyrë, Vllaznia arrin fitoren e parë në kampionat duke u ngjitur kësisoj në kuotën e 4 pikëve. Javën e ardhshme dy ekipet e Akademisë Vllaznia do të presin në Shkodër ekipet e Flamurtarit.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com