Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 3 7
2 KU 3 7
3 FL 3 6
4 TE 3 6
5 VL 3 4
6 LU 3 4
7 LA 3 3
8 KA 3 2
9 LU 3 1
10 PA 3 1

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3274
mod_vvisit_counterDje4676
mod_vvisit_counterKete jave13104
mod_vvisit_counterTe gjitha5612238

Sinani: Kjo Vllazni e shkëlqyer. Meritë e veçantë e Grimës

Shtyp pdf

Të shtunën  ka qenë në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur skuadrën e tij të zemrës në ndeshjen e rradhës me Laçin. Vioresin Sinani, golashënuesi më I mirë në historinë e Vllaznisë, ndoshta ka mbetur I befasuar nga loja e zhvilluar dhe fitorja e kuqebluve. Ai ka qenë shumë pranë skuadrës, I ka ditur mjaft mirë problemet e saj gjatë verës dhe kuptohet që ndjehet mirë kur ajo ecën përpara. Duke folur për të, ai ndalet tek njerëzit që kanë punuar për ndërtimin e saj duke evidentuar mbi të gjitha një mik të tijin, Armir Grimën të cilët ia etiketon pjesën kryesore të suksesit.

Më pas vlerëson Canajn e për të vazhduar të flasë edhe për kroatin Bushiç që e vlerëson si sulmuesin më të mirë për momentin në kampionatin shqiptar. Sinani ka pranuar të flasë gjerë e gjatë për Vllazninë e sotme në një rrëfim ekskluziv për “Gazeta e Sportit”:
-Viori, ju kemi parë në stadium të shtunën. Duket se nuk mund të hiqni dorë nga ndjekja e Vllaznisë?
-Padyshim që nuk mund të qëndroj larg saj sepse është skuadra që më ka dhënë gjithçka. Sa herë që më jepet rasti, jam në stadium për ta parë atë dhe po ashtu e ndjek rregullisht edhe në tv kur luan jashtë.
-U befasuat nga loja dhe për më tepër fitorja e pastër ndaj Laçit?
-Të them të drejtën kjo Vllazni po më befason dhe jo vetëm në këtë ndeshje. Duke ditur problematikën që e ka shoqëruar atë gjatë verës, kurrsesi nuk e kam menduar se do ecte në këtë mënyrë. Pavarësisht një incidenti mendoj unë në humbjen me Flamurtarin, Vllaznia ka luajtur dhe ka dominuar ndaj skuadrave si Kukësi, Tirana apo dhe Laçi që konsiderohen si ndër më të mirat e kampionatit dhe kjo nuk është rastësi.
-Cili është kyçi I suksesit sipas jush?
-Shumëkush ka menduar ndryshe për këtë skuadër pak kohë më parë. Madje mund të jetë menduar edhe se do binte nga kategoria ndërsa sot është në vendet e para të renditjes. Nëse po ndodh kështu, meritën kryesore dhe jashtëzakonishmit më të madhen e ka drejtori sportiv Armir Grima. Të gjithë e dimë se me çfarë problemesh është hasur ai në verë. Financat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të marrë lojtarë cilësorë por ai ka ditur të ndërtojë një ekip model. Mënyra se si është menaxhuar Vllaznia e sivjetme duhet marrë shembull.
-Në ç’drejtim?
-Nuk ka më 10 apo 12 lojtarë të blerë. Thjesht është mbajtur në skuadër një portier si Vujadinoviç vlerat e të cilit dihen. Po ashtu është rikthyer Rajoviç, lojtar shumë I mirë dhe një blerje shumë e goditur ka qenë edhe ajo e sulmuesit Bushiç. Këto tre futbollistë po tregojnë deri tani se janë më të mirët e skuadrës. Përveç tyre, ka edhe një bosht me lojtarë më përvojë shkodranë si Beqiri, Belisha, Hajdari e Shtubina të cilët I kanë dhënë garanci skuadrës e pas tyre janë edhe disa lojtarë më të rinj në moshë, po shkodranë, që po e justifikojnë mjaft mirë veshjen e fanellës kuqeblu. Kjo skuadër ndoshta është ndërtuar me gjysmën e parave të një sezoni më parë por po jep frutet e veta dhe prandaj thashë që meritën kryesore e ka Grima për këtë.
-Në krye të skuadrës është trajneri Canaj. Si e vlerësoni atë?
-Notën 10 ka për mendimin tim. Shumë punëtor, shumë I përkushtuar dhe I ndershëm në profesionin e tij. E kam takuar dhe e kam uruar për punën që po bën. Ka qenë zgjedhja më e mirë e mundshme për pankinën e Vllaznisë gjatë verës në kushtet ku ndodhej ajo.
-Tifozët mendojnë se me Bushiç është gjetur zëvendësuesi I Sinanit…
-Tifozët kanë të drejtë të mendojnë ashtu por kuptohet që do duhet vazhdimësia për ta vërtetuar këtë gjë. E rëndësishme është që Vllaznia duket se e ka gjetur njeriun- gol që I mungonte. Përveçse po shënon rregullisht, po e ndihmon jo pak skuadrën. E mban topin, I jep mundësi lojtarëve të tjerë të dalin përpara, pason. Pra bën gjithçka mirë. Dikush thotë se nuk është ende në gjendjen më të mirë fizike. Unë do të thosha se më mirë se kaq nuk I duhet Vllaznisë sepse (duke qeshur), I bie pastaj që të mos shënojë nga dy por nga pesë gola për ndeshje. Me kroatin Bushiç dhe me trajnerin Canaj them se janë bërë dy blerjet më të mira të Vllaznisë së këtij sezoni.
-Po flisni me superlativa për “pasardhësin” tuaj në sulmin kuqeblu. Kaq I bindur jeni për vlerat e tij?
-Karriera e tij e mëparshme dhe për më tepër, ajo çfarë po tregon deri tani në fushë, më bëjnë të flas kështu. Madje po ju them se për mendimin tim Bushiç është sulmuesi më I mirë I kampionatit shqiptar për momentin. Pranë tij është edhe Pejiç që nuk po kalon një gjendje të mirë ndoshta tani prandaj dhe kroati I Vllaznisë merr fjalët më të mirë nga ana ime.
-Së fundi, deri ku mund të shkojë kjo Vllazni?
-Në fillim besoj se çdo drejtues apo futbollist I Vllaznisë nuk e ka menduar kurrsesi këtë ecuri. Por me kalimin e javëve gjërat kanë ndryshuar. Nuk dua të flas fjalë të bukura për t’ua rritur veshët futbollistëve por mendimi im është se nëse kalohet me sukses edhe Skënderbeu, kjo Vllaznia pa as më të voglin diskutim që do jetë në mes 2-3 ekipeve më të mira të kampionatit në fund të tij. Por sigurisht që nuk duhet të nguten. T’I marrin ndeshjet me të njëjtin vlerësim si deri tani dhe jam I bindur se kanë për të dalë faqebardhë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al